E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Deputet ai qe ka me shume vota

Qe nga Belshi i Elbasanit, kryetari i levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta ka deklaruar se do te jete ne Kuvend, ai kandidat i partise se tij qe merr me shume vota, ne zonen e tij elektorale. Nje deklarate e papritur, e cila duket se per te motivuar kandidatet e LSI, ka sjelle dhe nje sfide ndaj Kodit dhe Sistemit Zgjedhor, i cili operon me lista te mbyllura kandidatesh. Pa sqaruar se si do te realizohet nje gje e tille, kreu i LSI, Meta eshte shprehur se pas 28 qershorit ne Elbasan do te shkojne jo si opozite por si drejtues te qeverise se ardhshme. "Ne kemi dy gara, nje gare e kemi ne radhe te pare me Sali Berishen per zgjedhjet e 28 qershorit dhe kjo eshte gara kryesore, por edhe nje gare te bukur me njeri -tjetrin, qe ndryshe nga partite e tjera qe rreshtojne njerezit ne liste si ushtaret, ne kemi nje marreveshje dhe jemi ne gare me njeri -tjetrin, sipas se ciles ai qe merr me shume vota ne zonen e tij, ka prioritet per te qene deputet", ka qene deklarata e Metes, dje ne Belsh. Teksa ka zhvilluar nje takim me banoret e kesaj zone, ai ka bere dhe prezantimin e kandidateve per deputete dhe "Planit per Veprim" te LSI. Meta u shpreh se "ne 28 qershor me voten tuaj dhe me voten e shume e shume shqiptareve ne te gjithe vendin, LSI do te jete forca kryesore dhe percaktuese per mazhorancen e ardhshme dhe pas 28 qershorit, nuk do te vijme me si perfaqesues te opozites, por do te vijme ne krye te qeverise se ardhshme". Per te eshte Koha per Veprim, per t'u ndare nga qeveria e Berishes dhe per ta nxjerre ne pension politik, por eshte koha per t'i dhene mbeshtetje nje programi politik, qe ndihmon mbi te pakten 1 milione shqiptare qe te ndahen nga varferia dhe papunesia. Kreu i LSI theksoi se ajo qe Dumreja kerkon nga ne eshte bujqesia dhe punesimi, qe te dyja keto jane te lidhura me njera- tjetren. E vetmja force politike qe ka bere te qarte qe tre prioritetet kryesore jane punesimi, punesimi, punesimi dhe ka treguar sesi mund te hapen 100 mije vende pune te qendrueshme ne kater vitet qe vijne, 50 mije nga te cilat ne bujqesi dhe agroperpunim eshte LSI. Dhe ne rast se ndonje komunitet tjeter perfiton me shume nga ky program eshte pikerisht komuniteti i Dumrese.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›