E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Dialogu Serbi-Kosovë, i domosdoshëm

TIRANE-Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta ka bërë thirrje sot për vendosjen e dialogut institucional mes Serbisë dhe Kosovës për të mirën e qytetarëve. Deklaratat, Ministrit i Jashtem Meta i beri pas takimit me kordinatorin e qeverisë së Kosovës për strategjinë e Veriut, Ylber Hysa.
ne takim Meta theksoi domosdoshmërinë e vendosjes së dialogut dhe bashkëpunimit midis Serbisë e Kosovës, pavarësisht dallimeve esenciale mes tyre që lidhen me çështjen e njohjes së shtetit të ri kosovar.
Nder te tjera Meta shprehu mbështetje për Qeverinë e Kosovës në strategjinë e ndjekur prej saj për integrimin e Veriut të vendit.
"Shprehim mbështetjen tonë më të plotë për gjithë angazhimin e Qeverisë së Kosovës, por dhe të komunitetit ndërkombëtar në implementimin e strategjisë së Veriut, që është e domosdoshme për forcimin më tej të bashkëjetesës midis shqiptarëve dhe serbëve në shtetin e ri të Kosovës", u shpreh zv/kryeministri Meta pas takimit me Koordinatorin për Politikat e Integrimit të Veriut të Kosovës, Ylber Hysa.
Duke mbështetur në mënyrë të qartë e të vendosur sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit të ri të Kosovës, Meta theksoi vullnetin e vendosur të qeverisë shqiptare për të kontribuar jo vetëm me mbështetje politike, por dhe në mënyrë konkrete në interes të integrimit të komuniteti serb në Kosovë.
"Megjithë jetën institucionale ekonomike dhe shoqërore atje, iniciativa e qeverisë sonë për të financuar projekte konkrete në komunën e re të Graçanicës është tregues i qartë i bindjes sonë se tashmë, për të garantuar të ardhmen e komunitetit serb në Kosovë nuk kemi të bëjmë më me probleme të sigurisë, por në mënyrë të veçantë me probleme ekonomike e sociale", tha Meta.

Ministri i Jashtem Meta shfrytezoi komunikimin me mediat për garantuar shqiptaret se brenda vitit do të levizin lirisht në vendet e BE.

Nga ana e tij, Koordinatori Hysa tha se strategjia e qeverisë së Kosovës për Veriun është dëshmi e vullnetit të mirë që ajo po tregon për integrimin e komunitetit serb në Veri dhe një përcaktim për të qënë partnere në zgjidhjen e kësaj çështje së bashku me BE-në dhe SHBA-në.

Po sot koordinatori Hysa u prit ne takim nga kryeministri Sali Berisha. Hysa i paraqiti kryeministrit Berisha një tablo rreth zhvillimeve të fundit në këtë krahinë. Hysa theksoi vullnetin e qeverisë kosovare për të luajtur rolin e saj juridik dhe emancipues në trajtimin e problemeve që shoqërojnë zhvillimet në këtë krahinë. Nga ana e tij kryeministri Berisha garantoi mbeshtetje te vazhdueshme per qeverinë kosovare, në të gjitha aspektet e jetës ekonomike, politike dhe shoqërore, në të gjithë territorin e saj di dhe çdo faktor e iniciativë, e cila synon zhvillimin e integruar, progresin, harmoninë e bashkëpunimin midis komuniteteve në Mitrovicë.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›