E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kirkiztan, shpallet gjendja e jashtëzakonshme


Qeveria në Kirkiztan ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe gjatë orëve të natës, vendosi ndalim qarkullimin. Aeroporti në vend dhe njëkohësisht një bazë e rëndësishme ajrore amerikane, u mbyllën për transportin civil. Shumë dyqane, godina, e objekte të ndryshme kanë pësuar dëme të pallogaritshme nga trazirat, ndërsa më herët, gjatë përleshjeve shërbimet e sigurisë në Kirgiztan, pas një operacioni special, kishin arrestuar thuajse të gjithë udhëheqësit e opozitës, por disa prej tyre u liruan gjatë orëve të fudnit. Ndërtesa e prokurorisë u përfshi nga flakët, dhe televizioni shtetëror është nën kontrollin e demonstruesve. Edhe ndërtesa e parlamentit është sulmuar dhe askush nuk ka bërë rezistencë. Sipas agjencive ruse të lajmeve, qeveria e ka humbur kontrollin edhe në pjesë të tjera të vendit. Protestat shpërthyen, kur qeveria e Kirgiztanit vendosi të rrisë së tepërmi cmimet e energjisë dhe të gazit. Protestuesit kishin kërkuar që dy nga djemtë e presidentit Bakijev dhe vëllai i këtij të fundit të pezulloheshin nga detyrat dhe postet shtetërore që mbanin. Sistemi totalitar i Bakijevit bazohet në korrupsion, në nepotizëm dhe shtypje të opozitës- thuhet në deklaratat e opozitarëve dhe protestuesve. Shumë njerëz në këtë vend jetojnë në varfëri të madhe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›