Obama dhe Medvedev firmosin START-in e ri
Pragë - Presidenti amerikan Barak Obama dhe ai rus, Dmitri Medvedev, sapo firmosën Traktatin për Reduktimin e Armëve Bërthamore (START 2).
Obama e quajti traktatin si paktin më të rëndësishëm gjithëpërfshirës të dy dekadave të fundit.
Pakti i ri parashikon shkurtimin e arsenaleve të të dyja palëve deri në masën 30 për qind, duke i lënë secilës nga rreth 1500 armë bërthamore strategjike.
Marrëveshja e re zëvendëson Traktatin e vitit 1991 për Pakësimin e Armëve Bërthamore (START), të cilit i ka kaluar afati.
Ky nënshkrim vjen pas rreth një viti bisedimesh mes negociatorëve amerikanë dhe rusë. Ata diskutuan për çështjet të tilla si verifikimi dhe kundërshtimi i Rusisë ndaj planeve amerikane për sistemin e mbrojtjes kundër raketave në Evropë.