Kirkiztani, historia e shtetit aziatik
Kirgizstani, zyrtarisht republika e Kirgizisë siç njihet në rusisht, është një vend në ndodhet në Azinë Qendrore. është një vend i rrethuar nga terrene malore dhe kufizohet me Kazakistanin në veri, Uzbekistanin në perëndim, me Taxhikistanin në jugperëndim dhe me Kinën në lindje. Fjala "kyrgyz" , nga e cila vendi ka marrë edhe emrin, do të thotë "40 vajza ose 40 fise", terma që i referohen heroit epik Manas, i cili sipas legjendës, unifikoi 40 fise kundër Khitans-ve. Dhe në fakt 40 degëzimet ose rrezet e diellit që gjenden në flamurin e Kigiztanit , simbolizojnë40 fiset e Manas. Kryeqyteti i kirgiztanit, është Bishkeku që është edhe qyteti më i madh i vendit. Gjuha zyrtare e këtij vendi është rusishtja. Kirgiztani përbëhet nga grupe etnike të cilat janë ;" Grupi etnik Kyrgyz me 68.9 %, uzbeket me 14.4 %, rusët me 9.1 % dhe grupe të tjera 7.6 %. vendi është republikë presidenciale dhe aktualisht president është Kurmanbek Bakijev, edhe pas pas traziravë është larguar nga vendi. Kirgiztani pavarësinë e deklaroi në 31 gusht të 1991 dhe e kompletoi në 25 dhjetor 1991. Në tetor 1991, Akayev u zgjodh president i republikës së re të pavarur. Në 21 dhjetor të 1991, Kirgizstani iu bashkua edhe katër republikave të Azisë Qendrore për të hyrë formalisht në shtetet e pavarura të Commonwealth. Kirgizstani e fitoi pavarësinë e plotë në 25 dhjetor te 91 dhe një ditë më pas, bashkimi sovietik nuk do të ekzistontë më. Në 1992 Kirgistani, do të bëhej pjesë e Kombeve të Bashkaura dhe OSBE-së. Ndërsa "revolucioni tulipan" pas zgjedhjeve parlamentare të majit 2005, e detyroi presidentin Akayev të jepte dorëheqjen në 4 prill të po këtij viti. Liderët e opozitës formuan një koalicion dhe një qeveri të re nën drejtimin e Kurmanbek Bakiyev dhe kryeministrit Feliks Kulov. Aktualisht vendi është përfshirë nga trazirat.