E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Dialogu s’mund të imponohet mbi kërkesat antikushtetuese të Edi Ramës

Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta shigjeton opozitën si të paaftë për inicimin e dialogut parlamentar  Shefi i diplomacisë shqiptare Ilir Meta u shpreh sot se shumica parlamentare është e gatshme të ulet në tryezën e dialogut, por është lidershipi i opozitës ai, që ka frikë nga konsensusi dhe për më tepër orvatet pas disa kërkesave antiligjore. Meta deklaroi se Strasburgu tregoi edhe njëherë dështimin e Partisë Socialiste në politikën e saj destruktive. Përmes një konference për shtyp, Meta theksoi se me miratimin e rezolutës nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës dështoi edhe politika e PS-së siç dështoi edhe përpjekja e saj për të ngrirë kredencialet e delegacionit shqiptar. Ndërkohë në lidhje me fillimin e dialogut të dy palëve për zgjidhjen e krizës, Meta theksoi se ky dialog do të bëhet në bazë të Kushtetutës dhe theksoi edhe njëherë se nuk do të ketë dialog politik në kundërshtim të kësaj kushtetute. Meta akuzoi Ramën se po injoron rregullat e nënshkruara nga vetë ai, dhe se po synon të fusë vendin në krizë. “Mendoj se qëndrimi i kryeministrit ka qenë tepër korrekt, dhe tepër parimor, i cili ka bërë të ditur se nuk ka asnjë lloj paragjykimi për cilindo inicion një dialog por pa dyshim është shumë e rëndësishme që dialogu të ketë në bazë të tij respektimin e Kushtetutës së vendit. Kuptohet në kushtet kur zoti Rama me kokëfortësi kërkon të vendosë një kërkesë antikushtuese kuptohet që ky lloj dialogu as nuk mund të funksionojë dhe as mund të ketë rezultat. Këtu nuk paragjykim për institucionin e presidentit por mosbesim për seriozitet e zotit Rama në përpjekje për të zgjidhur këtë krizë e cila është kryesisht krizë e opozitës, e cila i ka injoruar rregullat që ka nënshkruar vetë. Në këtë krizë zoti Rama synon të tërheqë institucionet e vendit. Ai duhet të përcaktojë saktë pozicionin e tij”- u shpreh Meta. Duke iu referuar rezolutës së miratuar në KiE, Meta vuri në dukje se mazhoranca e ka mbështetur plotësisht atë, ndërsa është opozita ajo dhe lidershipi i saj Edi Rama që duhet ta lexojë drejt. “Ne e kemi përshëndetur rezolutën pasi projekti i ka ofruar opozitës atë që qeveria i ka ofruar me kohë, madje duke u treguar të hapur duke i dhënë shumicën në komisionin parlamentar”, theksoi zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta, duke shtuar se opozita nuk ka vullnet për dialog që respekton Kushtetutën e vendit, por vendos kushte për dialogun. Ndërkohë në lidhje me rrëzimin nga Gjykata Kushtetuese të paktit detar me Greqinë Meta theksoi se qeveria shqiptare do të respektojë këtë gjykatë duke shtuar se vendimi nuk do të cënojë marrëdhëniet me shtetin fqinj, por gjithsesi tha ai, do të shqyrtohet gjërësisht edhe mendimi i eksertëve....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›