E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytje ne veri te Italise humbin jeten 5 persona

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën për shkak të shirave të dendur të ditëve të fundit në rajonet  e Ligurias dhe Toskanës në në verilindje të Italisë. Reshjet e pandërprera të shiut bënë që lumenjtë të dalin nga shtretërit, ndërsa autoritetet deklaruan fatkeqësi rajonale për shkak të përmbytjeve nëpër fshatra.

Video amatore tregojnë se si masa të frikshme uji përmbytin zonën në qendër të Monterossos, në Liguria. Në qendrën e njohur turistike uji ka arritur deri në dritaret e kateve të para, ndërsa janë përmbytur dhe rrugët inter-urbane. Forcat e shpëtimit kanë ndërhyrë për të evakuar rreth treqind banorë nga shtëpitë e tyre në Toskanë.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›