Meta: Do të fitojmë më 8 maj, pasi vlerësojmë interesat kombëtare
03/02/2011 LSI nis turin paraelektoral nga Lushnja
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, nisi dje turin e tij paraelektoral nga qyteti i Lushnjës. I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Albert Sanxhaku dhe nga kryetari i LSI-së në Lushnjë Krenar Turku, Meta është ndalur fillimisht në komunën e Tërbufit, ku është pritur me mjaft entuziazëm nga simpatizantët e kësaj partie. Gjatë fjalës së tij kreu i LSI-së, duke inkurajuar anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së për punën që kanë bërë në këtë qytet, por dhe më gjerë, deklaroi se data 8 maj, dita e zgjedhjeve vendore, do të jetë një ditë fitoreje për LSI-në. “Kjo datë do të rikonfirmojë jo vetëm LSI-në si forcë e fuqishme politike në vend, por dhe do të vlerësohet me votë vendimi historik që LSI-ja mori për të bërë koalicion me PD-në për interesa kombëtare”, - tha Meta. Numri një i LSI-së denoncoi politikën e kundërshtarit politik, opozitës, që sipas tij ka vetëm një filozofi: atë të bojkotit. “Opozita ka vetëm filozofinë e dhunës, për të cilën jam i bindur se kjo nuk është filozofia e shqiptarëve që janë në opozitë me qeverinë e sotme. Ata që frymëzuan dhunën më 21 janar kundër rendit kushtetues, janë ata që në situatat e vështira që po kalonte bota dhe Evropa kërkonin të përhapnin panik”, - vijoi Meta. Më pas kreu i kreu i LSI-së u ndal në turin e tij edhe në komunat Gradishtë dhe Bubullimë.