Meta: Drejtësi me regji! Po shantazhohet opozita

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin e GJKKO-së për caktimin e masës ‘detyrim paraqitje’ për ish-kryeministrin Sali Berisha .
Në një mesazh në rrjetet sociale, Meta shkruan se, “ drejtësia me regji ka ndërmarrë veprimet e saj antikushtetuese dhe të paligjshme ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha me urdhër politik të Edi Ramës”.
Këto veprime, shkruan Meta, “kanë shkelur me këmbë edhe Parlamentin e Shqipërisë kërkojnë shmangien e vëmendjes nga korrupsioni dhe përgjegjësitë shumë të rënda personale të Edi Ramës për aferën e inceneratorëve dhe mjaft aferave të tjerave qindra milionëshe”.
“Qëllimi politik i vetëm është shantazhi dhe intimidimi i opozitës, e cila po denoncon me këmbëngulje të vërtetat shumë të hidhura të korrupsionit mafioz të Qeverisë”, shkruan Meta.
/rtsh.al/