Meta Energjia te lidhet me sistemin evropian

Ministri i Ekonomise dhe Energjetikes Ilir Meta theksoi sot se prioritet per rrjetin energjetik shqiptar mbetet integrimi ne sistemin evropian te energjise.
Gjate nje takimi pune me drejtues te Operatorit te Sistemit te Transmetimit Meta vleresoi se rritja e kapacitetit te sistemit me sistemet fqinje fuqizimi i interkoneksioneve dhe kontrolli i plote i tij perbejne kushtin per pranimin e Shqiperise me te drejta te plota ne rrjetin evropian te sistemeve te transmetimit evropian te energjise elektrike.
Kurorezimi me sukses i projekteve madhore qe jane ne proces apo nisja sa me shpejt e projekteve te tjera te nenshkruara me donatore te huaj jane te nje rendesie te larte deklaroi Meta duke vecuar ketu projektet e linjes se interkoneksionit 400 kV Elbasan-Tirane- Podgorice qendren kombetare Dispecer apo nenstacionin e Kasharit i cili sipas tij do te zgjidhe njehere e mire jo vetem problemin e furnizimit te kryeqytetit por do te fuqizoje te gjithe sistemin tone si nje nyje lidhese e rendesishme.
Ai kerkoi ne kete drejtim edhe angazhimin dhe nje qendrim rigoroz te OST-se edhe ndaj kontraktoreve per perfundimin ne nje kohe te shkurter te ketyre projekteve. Keto projekte dhe ato te parashikuara ne nje te ardhme afatmesme dhe afatgjate si linja e tensionit te larte 400 kV me Maqedonine si dhe kablli ujor me Italine do te ndihmojne direkt me pjesemarrjen aktive te Shqiperise ne tregjet rajonale te energjise elektrike nepermjet qendres rajonale te ankandeve qe eshte parashikuar te ndertohet ne Mal te Zi deklaroi Meta.