Siguria e kaskades se Drinit ministri Meta kerkon marrje masash
Nuk do te lejojme me situata te pakontrolluara qe vene ne rrezik pasurite me te cmuara te vendit- ka deklaruar ministri i ri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Ilir Meta. Kur ne Ai u kerkoi drejtuesve te Korporates Elektroenergjetike te marrin masat e duhura te sigurise per te mos u gjendur me perballe portave te hapura te hidrocentraleve. Zbatimi me perpikmeri i rregullores per shkarkimin e prurjeve te teperta sidomos ne kaskaden e Drinit qe duhet te jete prioritet i perditshem- tha Meta. Ne viziten e tij te pare ne KESH Meta kerkoi qe punonjesit e ketij institucioni te marrin te gjithe masat per sigurine e digave vecanerisht te HEC-eve mbi kaskaden e lumit Drin. Meta tha se KESH-i duhet te rrise bashkepunimin me institucionet nderkombetare financiare per realizimin e projektit te sigurise se digave. Eshte i nevojshem koordinimi me gjithe komunitetin e donatoreve dhe kreditoreve si BB-e BERZH-i dhe KfW-ja me qellim mbulimin financiar te investimeve te infrastruktures fizike dhe asistences teknike te nevojshme ne projektin e sigurise se digave- u shpreh Meta. Kreu i Energjetikes kerkoi gjithashtu garantimin e furnizimit pa nderprerje me energji elektrike.
Cmimi i energjise
Ne interes te mediave Meta u shpreh dhe per cmimin e energjise elektrike ku theksoi se eshte ende heret per te folur per rritjen e cmimit te energjise elektrike. Sipas Metes kjo percaktohet nga Enti Rregullator i Energjise ERE. Ai shtoi se sfida per KESH-in eshte furnizimi pa nderprerje i sistemit energjetik. Drejtori i pergjithshem i KESH-it Engjell Zeqo dha garanci per sigurimin e energjise se mjaftueshme duke shtuar se po vazhdon puna per perfundimin e projektit te TEC-it te Vlores. Deri ne muajin shtator kemi nje prodhim 5.3 miliarde kilovat/ore. Pjesa me e madhe ka shkuar per kerkesen e OSSH-se per konsumatorin- tha Zeqo. Niveli i Firezes beri te ditur ai aktualisht eshte 284.5 m gje qe sipas tij garanton nje furnizim te sigurt me energji edhe per kete pjese te vitit ku priten te shtohen edhe reshjet
KESH-i
Ministri Meta e konsideroi mjaft te nevojshem dhe krijimin e nje sistemi te ri menaxherial dhe financiar per KESH-Gjenerimin ndersa kerkoi adresimin e te gjitha pergjegjesive per mosrealizimin ne kohe te projektit per TEC-in e Vlores. Drejtori i pergjithshem i KESH-it Engjell Zeqo prezantoi situaten energjetike dhe hidrike ku rreth 2 miliarde ke/h jane eksportuar ndersa nje pjese e vogel per mbulimin e humbjeve nga OST-e. Duke bere te ditur masat per remontet ne te gjithe agregatet prodhues Zeqo tha se remonte jane kryer ne portat e shkarkimit ku vjet pati nje defekt ne porten nr. 4 te shkarkimit ne HEC-in e Fierzes cka shkaktoi edhe probleme. Jane marre te gjitha masat per sigurine e digave dhe me Komitetin e Digave kemi kontaktuar per te bere te mundur nje nderhyrje ne pjesen e poshtme te HEC-it te Fierzes per te rritur shkarkimin dhe sigurine e punes.
Rritet me 50 prodhimi i energjise ne 6 muaj
Rritet me 50 prodhimi i energjise ne vend. Te dhenat e Institutit te Statistikave tregojne se ne gjashte mujorin e pare te ketij viti prodhimi i energjise ne vend arriti ne 4.5 milione megavat. Kjo sasi ka mjaftuar per te permbushur nevojat energjetike te vendit duke qene se ne gjashte muajt e pare te vitit nuk eshte bere import energjie me perjashtim te kthimit te 177 mije megavateve te kembyera me Kosoven. Rritje shenoi prodhimi i energjise nga impiantet koncesionare qe kete vit arriti ne 88 mije megavat me nje shtim prej 54 krahasuar me gjysmen e pare te vitit 2009. Ashtu si nje vit me pare e gjithe energjia ne Shqiperi u prodhua vetem nga burimet hidrike. Sasia e eksporteve u rrit me gati pese here krahasuar me nje vit me pare dhe arriti shifren e 1.2 milion megavat. Humbjet ne rrjet nuk u rriten duke qendruar ne vlera te peraferta me gjysmen e pare te vitit 2009.
21 Shtator 2010