E Diel, 1 Nëntor 2026

Shitja e karburanteve tregtaret korin 3.3 miliarde leke fitime ne pak muaj



Tregtia e karburanteve ne vend ka qene nje nga me fitimprureset pavaresisht krizes ekonomike ne vend. Kjo jo vetem per faktin se shqiptaret nuk rrine dot pa makina por edhe sepse tregtaret e hidrokarbureve fitojne te pakten ne tre lloj menyrash nga produkti qe shesin. Fitimi i tyre eshte ne sasi ne cilesi dhe ne konjukturat e cmimit qe ecen sipas bursave vetem ne rritje. Kjo gje ka bere qe tregu i karburanteve te dale me fitim te konsiderueshem. Te dhenat paraprake nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve tregojne se tregu i karburanteve ka mundur te siguroje rreth 3.3 miliarde leke fitime ose rreth 30 milione dollare vetem per pjesen e pare te vitit 2010. Tatimet dalin me konkluzionin se per cdo liter nafte qe i shitet konsumatorit nxirret fitim deri ne 17 leke per eurodiezelin 12 leke per naften diezel dhe po 12 leke per benzinen me gazin qe perdorin makinat marzhi i fitimit eshte 12-15 leke/litri. Vetem nga ky treg administrata tatimore ka mundur te siguroje rreth 330 milione leke nga taksa e tatim-fitimit norma 10 per qind qe duke e krahasuar me vitin 2009 rezulton me nje diference te rritur me rreth 100 milione leke.

Konsumi
Konsumi i karburanteve ne vend ka pesuar rritje gjate 6-mujorit te pare 2010 pavaresisht se ne tregjet nderkombetare cmimi ka pasur nje tendence rritese ne tre muajt e fundit cmimet kane qendruar pezull pavaresisht luhatjeve. Gjate pjeses se pare te ketij viti jane zhdoganuar 26.345 tone me shume karburante se e njejta periudhe e vitit te kaluar ose ne total jane zhdoganuar 220.258 tone nga 193.913 tone te zhdoganuara ne te njejten periudhe te vitit 2009. Derisa mberrin karburanti te konsumatori final cmimi i tij ka pesuar rritje ashtu dhe marzhi i fitimit i cili ndryshon kur malli kalon pas disa duarve. Keshtu per konsumin e naftes diezel marzhi total i fitimit per shoqerite e karburantit shkon nga 10 deri ne 12 leke per liter per eurodiezel-in marzhi i fitimit varion nga 14 deri ne 17 leke per liter kurse per benzinen 10 deri ne 12 leke per liter. Aktualisht tregu mesohet se ka te pakten mbi 1 mije pika karburanti te shitjes me pakice dhe rreth 45 shoqeri te medha qe merren me furnizimin me shumice.

Gjobat
IQT-ja gjate tre muajve te fundit ka vendosur 80 gjoba per subjektet qe tregtojne karburante jashte cilesise. Grupet e inspektimit te IQT-se kane ushtruar gjate ketyre 3 muajve rreth 2000 kontrolle dhe i kane propozuar Ministrise se Ekonomise heqjen e licences per 16 subjekte te cilat nuk plotesonin kushtet e tregtimit te karburantit dhe te gazit te lengshem. Gjate kesaj periudhe nuk jane ushtruar me kontrolle individuale te inspektoreve ne njesite e tregtimit si te naftes dhe te gazit te lengshem por me grupe inspektoresh. IQT-e po merr masa te vazhdueshme per ndergjegjesimin e te gjitha subjekteve qe abuzojne me cilesine e karburantit.

21 Shtator 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›