E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Fitorja, per shkak se kerkohet qeverisje me gjitheperfshirese Intervistoi: Blendi Fevziu

Cili eshte sekreti i rezultatit surprize te Levizjes Socialiste per Integrim ne zgjedhjet e 23 qershorit?

Une rezultatin per hir te transparences ndaj publikut ua kam thene pak a shume para nje muaji. Por ju nuk keni dashur ta merrni seriozisht se u eshte dukur nje rezultat shume i thelle. Ai ne fakt vajti edhe me i thelle se sa e mendoja une.

Ju me thate 80 mandate e majta dhe 80 mandat e majta ishte e pamundur ne fakt me llogari matematikore?

Ishte plotesisht e mundur, pasi une mendoj se e majta ka qene gjithmone shumice ne Shqiperi. Partia Demokratike gjate ketyre tete viteve qendroi ne pushtet kryesisht per shkak te percarjes te se majtes keshtu qe ky proces reflektimi qe ndodhi gjate vitit te fundit dhe koalicioni i para 2-3 muajve, natyrisht pervec shumices se majte dhe njekohesisht duke perfshire edhe shume shtresa te tjera te shoqerise te cilat u ndien te perfshira nga qeverisja aktuale, jo vetem kaq por u ndjen shpeshhere te sfiduara nga arroganca e saj padyshim bene kete ndryshim pertej parashikimeve normale duke pasur parasysh sistemin.

Z. Meta, kam pershtypjen se ne 2009-n ju dhe Partia Socialiste bashke kishit me pak vota se e djathta...

E para nuk e besoj dhe e dyta politika nuk eshte aritmetike. Politika eshte edhe fryme edhe natyrisht e edhe fryma e bashkepunimit sjell edhe shume me teper vota se sa votuesit e qendrueshem te cdo force politike.

Partia Socialiste ka mbetur ne vend, Partia Demokratike eshte ulur ne vota. Nga cili thes jane nxjerre keto 16 mandate te Levizjes Socialiste per Integrim?

Se pari nuk eshte e vertete se PS-ja ka mbetur ne vend. PS-ja eshte forca e pare politike ne menyre te qarte dhe natyrisht qe ka nje rritje edhe ne vere absolute te votave. Se dyti kam degjuar dhe me vjen per te qeshur shume me historine e votave te LSI-se, aq me teper kur flitet per problemin e imoralitetit te elektoratit shqiptar i cili jam i bindur se jep gjykimin e tij me qetesi per moralitetin e secilit. Por te mos harrojme se LSI-ja qe kur u krijua ne vitin 2005 kishte 120 mije vota, nderkohe qe u fut ne kushte krejt te pabarabarta. Po te mos harrojme se ne vitin 2009 u perjashtua ne menyre demonstrative permes kodit dhe u luftua ne menyren me te ashper, gje qe nuk mund te sillte as rezultatin real, por njekohesisht ishte edhe nje trysni e madhe ndaj votuesve te cilet nuk donin qe vota e tyre te manipulohej apo te demtohej. Keshtu qe LSI-ja gjithmone ka treguar qe eshte nje force politike e cila gjithmone e ka pasur nje elektorat solid prej 120mije votash. Per rastin konkrete une te gjithe ata qe bejne analiza bazuar mbi moral, kane te drejte secili, por jane krejtesisht inkoherent per arsye se LSI-ja ne radhe te pare 60% te elektoratit te saj e ka nga mosha 32-33 vjec, pra nga mosha 18 deri ne 33 vjec. Dhe kryesisht shumica e tyre dhe sidomos maturante, studente apo te rinj nuk kane ndonje lidhje te vecante as per interes apo per pune e perfitime te tjera. Perkundrazi ata shikojne nje shprese, shikojne nje alternative, ata gjejne vetveten dhe LSI ka tete vite qe punon me rinine dhe ka organizaten rinore me te fuqishme dhe me te spikatur. Njekohesisht me duhet t;iu them se amoraliteti e mori ndeshkimin e vet me ke vote proteste. Sepse te jeni te sigurt ju se ne rast se PD-ja dhe drejtuesit e saj nuk do te kishin ushtruar ate trysni te tmerrshme qe ushtruan ndaj administrates publike duke u kerkuar te fotografohet vota, duke u kerkuar et shkojne me pahir neper mitingje, duke bere spastrime masive nga administrata dhe keshtu me radhe te jeni te sigurt qe rezultati do te kishte qene pak me i ngushte. Ashtu sikurse me duhet t’iu them se ne raste se policia e shtetit do te kishte qene me e permbajtur rezultati do te kishte qene perseri me i ngushte. Jemi ne nje kohe kur populli shqiptar nuk mund te pranoje nje menyre sjelljeje te ciles i ka kaluar koha dhe kur kerkohet t’i behet trysni permes veprimeve arrogante, sikurse ishte per shembull nje rast i tille edhe ndryshimi i nje anetari te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Sipas sondazheve me serioze, mbi 80 e ca per qind e shqiptareve kane qene kunder menyres se si u veprua nga ana e qeverise dhe maxhorances per heqjen e anetarit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, sepse kane pare nje shqetesim, nje frike tek garancia e votes se tyre dhe tek tendenca per te perseritur situata jo normale per nje vend demokratik. Keshtu qe mendoj se jane shume elemente. LSI eshte nje parti shume serioze, e cila ka struktura ne te gjithe vendin dhe rritja e LSI-se eshte kudo, ne cdo qender votimi te Shqiperise, ne cdo rreth, ne cdo komune, ne cdo qark. Dhe kjo eshte rritja e nje partie qe punon, e nje partie, e cila kishte nje program shume te qarte ne zgjedhje, e cila nuk beri asnje spot negativ ndaj askujt por vleresoi thelbin e saj, prezantoi prioritetet e saj dhe tregoi nje qartesi, e cila mendoj se eshte perkrahur ne nje menyre te pelqyeshme per ne.

Duket sikur ka nje lloj euforie qe keni mundur Berishen, por ai ka 20 vjet qe ju mund dhe do vinte nje dite qe do ta mundnit...

Se pari, nuk ka ndonje eufori ne qendrimet e mia. Mendoj se realizimi i ketij koalicioni e kishte te qarte edhe percaktuesin e koalicionit fitues. Dhe absolutisht mendoj se fitorja vjen per shkak se kerkohet nje ndryshim, kerkohet nje qeverisje me gjitheperfshirese dhe kerkohet nje respekt me i madh per problemet e perditshme te qytetarit. Njerezit jane lodhur, jo nga vizionet e mrekullueshme, por jane lodhur nga sukseset te cilat nuk i prekin, nderkohe qe prekin me shume halle sesa suksese ne ditet e sotme, per shume arsye. Per arsyet tona por edhe per arsye te situates ekonomike dhe financiare nderkombetare.

Nje lider me karizmin tuaj qe nuk pranon karizmin e nje lideri historik si Berisha do te arrije te pranoje pushtetin e nje Kryeministri si Rama i cili nuk i afrohet karizmit tuaj. Si mund te bashkepunoni ju ne keto ujera?

Se pari, ne nuk kemi bere cdo gje per te fituar. Ne kemi bere nje aleance te natyrshme dhe strategjike e Partine Socialiste, pavaresisht nga e kaluara dhe e veshtire. Se dyti e pamoralshme do te ishte zgjedhja e LSI-se qe te rrinte ne pushtet, bazuar ne ato paragjykime e kujtdo per vendet e punes apo per interesa te caktuara, dhe pastaj te zgjidhte midis Partise Socialiste dhe Partise Demokratike. Te bente nje zgjidhje e cila mund te bazohej tek ajo se cfare perfitonte me shume nga kjo apo nga ajo parti. Kjo gje nuk ndodhi. Ne qendruam ne koalicion me Partine Demokratike. Ne i kemi shprehur verejtjet tona per ceshtje te caktuara vazhdimisht edhe z. Berisha, edhe ne qeveri, edhe publikisht per ceshtje te ndryshme. Beme perpjekjet maksimale per nje President konsensual, megjithate ne fund fare per shkak te stabilitetit te vendit votuam per ate zgjidhje per te cilen kemi rene dakord. Natyrisht qe ne nuk u larguam asnje muaj para dhe asnje muaj mbrapa. Ne u larguam ne kohen e duhur nga qeveria kur perfundoi marreveshja jone kater vjecare me Partine Demokratike. Eshte respektimi i marreveshjeve. Thelbi i karakterit tone qe vleresohet edhe nga nje e demokrateve, te jeni te sigurt, eshte qe ne i qendrojme marreveshjeve, pavaresisht nga veshtiresite dhe problemet. Natyrisht qe gjate kater viteve ne kemi pasur rezervat tona, demokratet po ashtu, por qeverite nuk behen dhe nuk prishen as cdo dite dhe as cdo muaj. Ne fund jane qytetaret ata qe e bejne vleresimin per secilin. Pa moral do te kishte qene ne rast se ne do te ishim hyre ne nje koalicion me Partine demokratike. Sigurisht qe do te merrnim perseri shume mandate sepse na favorizon ne cdo rast koalicioni me nje parti me te madhe. Do te ishim ne pushtet. Njerezit tane nuk do te ishin hequr nga puna e keshtu me radhe. Por ne beme nje zgjedhje morale. Ne rast se opozita humbet ne do te rrijme ne opozite. Nuk do te bashkohemi perseri me Partine Demokratike. Kjo ishte per sa i takon temes se moralit.

Per sa i takon raportit midis Rames dhe Berishes une nuk i ndertoj raportet as personale dhe as si drejtues i nje force politike bazuar mbi karakteristikat e lidereve te tjera apo partive te tjera. Ne kemi hyre me nje qellim te mire, kemi hyre me nje qellim pozitiv ne kete proces. Vendi ka nevoje per nje ekuiliber te ri politik, e kemi thene me kohe. Kjo nevoje eshte sepse qe nga zgjedhja e Presidentit dhe e shume institucioneve te tjera pa nje konsultim te gjere u vu re nje perqendrim i tepruar i pushteteve nga ana e Partise Demokratike. Ky ekuiliber nuk mund te zgjidhej as tre muaj perpara duke prishur qeverine se vendi kishte procese te tjera qe duhet te vijonin. Edhe ne kishim nje pergjegjesi patjeter por e votuam presidentin sepse nuk mund ta conim vendin ne zgjedhje te parakohshme. Ne edhe sot qe kemi kaq kohe qe pergatiteshim per zgjedhjet dhe kishim probleme dhe ende kemi probleme. Pra, ne jemi nje force e pergjegjshme. Kemi qellime te mira. Me PD-ne beme marreveshja. Nuk u penduam per asnje rast per ate marreveshje, pavaresisht nga veshtiresite e saj, pavaresisht nga kostot e saj. Ajo i ka sherbyer vendit. Tani besojme se vendi ka nevoje per nje ritem te ri. Edhe vete PD ka nevoje per nje reflektim te saj sepse 8 vite ne qeveri nuk eshte pak sidomos per nje vend si i yni qe ende ka shume probleme dhe nuk eshte edhe shume komode te qeverisesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›