Ndokes i ofrohet Kuvendi, "ankesa" shkon te Topi
Fatjona Mejdini
TIRANE - Ndryshimet e reja ne qeverine e Berishes, shenojne ne fakt nderhyrjen e katert, ne te tretin vit te qeverisjes se tij, rreth nje vit perpara zgjedhjeve te pergjithshme ne vend. Kryeministri nuk ka vonuar dhe pasditen e djeshme i ka derguar emrat ne seksionin juridik. Burime zyrtare nga zyra juridike e Keshillit te Ministrave tregojne per "Koha Jone" se emri i Genc Pollos si zevendeskryeminister, ai i Fatos Bejes si minister i Arsimit e Shkences dhe emri i Anila Godos jane derguar dje prane zyres juridike te presidentit Topi.
Por, ndryshimet e djeshme nuk kane qene te rastesishme. Ato kane kaluar mes negociatash te gjata mes tij dhe aleateve dhe vete bashkepunetoreve te tij ne Partine Demokratike. Negociatat me republikanet kane nisur rreth nje muaj me pare dhe pak dite me pare, mes kreut te Partise Republikane dhe Kryeministrit Berisha eshte vendosur edhe emerimi i mjekes Anila Godo, ne postin e ministres se Shendetesise. Por me kete levizje, kreu i PD-se, njekohesisht Kryeministri Berisha, ka lene jashte ne menyre perfundimtare edhe aleatet e tij demokristiane, te perfaqesuar ne Ministrine e Shendetesise, Nard Ndoka. Burime bejne te ditur se Berisha i ka komunikuar pasditen e djeshme aleatit te tij demokristian "perjashtimin" nga kabineti qeveritar, por pa zhvilluar negociata te tjera me te dhe mundesi kompromisi per nje tjeter pozicion ne ekzekutiv. Burimet bejne te ditur gjithashtu se Kryeministri mund te aprovoje edhe emerimin e Nard Ndokes si nenkryetar i Kuvendit, duke plotesuar edhe vendin e lene bosh nga nenkryetari aktual, Fatos Beja, i cili eshte percaktuar nga Kryeministri Berisha edhe si ministri i ardhshem i Arsimit. Paraditja e djeshme, e Berisha ka qene i zene me negociatat qe ai ka zhvilluar me aleatet e tij. Gjate ketyre negociatave, prezent ne zyren e Kryeministrit Berisha kane qene edhe dy nenkryetaret e Partise Demokratike, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe kreu i Grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi. Kryeministri Berisha nuk ka dashur t'i beje publike keto ndryshime nepermjet nje komunikimi te drejtperdrejte me medien, por duket se ato do te behen publike sot nga kreu i ekzekutivit, ne mesdite, kur do te mbahet edhe mbledhja e radhes e qeverise. Levizjet e Kryeministrit Berisha ne kabinet vetem nje vit perpara zgjedhjeve te pergjithshme, duket se kane qene te detyruara nga doreheqja e papritur e ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Me keto ndryshime ne kabinetin e tij, duket se Kryeministri ka reduktuar edhe rolin e aleateve te tij ne qeverisje dhe kryesisht ne sektoret me strategjike te saj. Perpara ketyre levizjeve ne kabinet, kreu i qeverise, Berisha, kishte marre edhe kritika nga disa deputete te PD-se, ne lidhje me pushtetin e madh qe ju kishte lene aleateve te tij per te administruar. Por, me keto ndryshme te ndodhura dje, eshte perforcuar fakti se Partia Demokratike ka si aleat te saj me te afert ne qeveri, Partine Republikane, te drejtuar nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Po keshtu, kreu i qeverise ka preferuar te mos leviz nga pozicionet aktuale partite e tjera aleate te koalicionit qeveritar, si Partine Agrare Ambientaliste dhe Partine Bashkimi per te Drejtat e Njeriut.
Ndoka nuk e pranon zevendesimin me Godon
Kreu i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, nuk u perfshi ne skemen e ndryshimeve te kabinetit te ri, te drejtuar nga Kryeministri Berisha, duke mos ju ofruar nje tjeter post ministror nga ana e kreut te qeverise. Nga ana e tij, vete Ndoka ende nuk e pranon zevendesimin e tij me mjeken Anila Godo ne krye te Ministrise se Shendetesise. Ne nje prononcim per "Koha Jone", kreu aktual i kesaj ministrie thekson se "asgje nuk eshte vendosur zyrtarisht", duke mos pranuar te bej komente te tjera ne lidhje me shkarkimin e tij nga Berisha. Ne kete veprim duket se kreu i qeverise nuk ka marre parasysh faktin se Ndoka perfaqesohet ne parlament me 6 deputete demokristiane. Ende nuk dihet se cili do te jete qendrimi i kreut te PDK-se ne lidhje me kete vendim te Kryeministrit Berisha, por duket se ai do te qendroj i rezervuar ne deklarata deri ne momentin qe zyrtarisht Kryeministri Berisha ta zevendesoj me perfaqesuesen e Partise Republikane, Anila Godo.
Gurakuqi nuk zevendesohet nga Kryeministri Berisha
Zevendesministri i Jashtem, Anton Gurakuqi, pershendeti vendimin e djeshem te Kryeministrit Berisha per te mos e riperfshire ministrin aktual te qeverise, Nard Ndoka, ne kabinetin qeveritar. Ne nje prononcim per "Koha Jone", kundershtari politik i Ndokes brenda Partise Demokristiane, shprehet se me ne fund PDK dhe qeveria nuk do te kene pjese te tyre nje figure si Nard Ndoka. Ne menyre te vazhdueshme, demokristiani Anton Gurakuqi ka sulmuar kreun aktual te Shendetesise, Nard Ndoka, duke e quajtur ate nje njeri te paafte per te qendruar ne krye te Ministrise se Shendetesise dhe ne krye te demokristianeve. Ne ndryshimet e djeshme te bera ne kabinet nuk u zevendesuan postet e zv/ministrit te Jashtem, Anton Gurakuqi dhe ai i zevendesministrit te Integrimit, Zef Bushati, kerkese kjo e meparshme drejtuar Kryeministrit Berisha nga ana e kreut te PDK-se, Nard Ndoka. Ne kete menyre, nje pjese e demokristianeve vazhdojne te qendrojne ne qeveri.