Meta: Gjykata dhe reformat parlamentare nuk po votohen per kaprico Nga Qamil Xhani
Kreu i LSI-se, Ilir Meta, i ka cilesuar si kaprico qendrimet e opozites ne lidhje me mosmiratimin e reformave qe lidhen me integrimin e vendit. I pyetur ne lidhje me marrjen e statusit te vendit kandidat, Meta u shpreh se dy kerkesat qe lidhen me integrimin nuk po miratohen ne afatin e duhur. "T'ju them te drejten, nuk ndjehemi mire, dhe une ne vecanti them qe ka dy gjera teper elementare, sikurse rregullorja e procedurave parlamentare dhe projektligji per Gjykaten e Larte, dy kerkesa shume te rendesishme te Brukselit per t'i akorduar Shqiperise ne menyre te konsoliduar statusin e vendit kandidat nuk po realizohen per kaprico vertet te demshme dhe te cilat absolutisht nuk na ndihmojne te ecim me shpejt ne rrugen e integrimit europian", - u shpreh dje Meta. Pasditen e djeshme gjate konventes se Levizjes Rinore per Integrim ne Lezhe, Meta u shpreh se LSI ka "bere gjithcka qe Shqiperia te marre statusin e vendit kandidat. Ka mbetur vetem per dy ceshtje qe te konfirmohet perfundimisht statusi i vendit kandidat per Shqiperine. Duhet vetem pak vullnet politik, duhet vetem pak atdhedashuri nga te gjitha forcat politike ne Parlament, pak pergjegjesi dhe absolutisht qe statusi eshte krejtesisht i fituar dhe i merituar per qytetaret shqiptare. Nga Lezha e Beselidhjes nuk mund te japesh vecse mesazhe bashkepunimi dhe pergjegjshmeri per interesat e vendit dhe per interesat kombetare". Lidhur me viziten e ministrit te Jashtem Edmond Panariti ne Greqi, gjate nje konference dhene dje, Meta u shpreh se Panariti ka folur per te gjitha ceshtjet qe duhen zgjidhur mes dy vendeve, si ajo came, vendosja e kufijve ujore, heqja e ligjit te luftes dhe njohja e dokumenteve te emigranteve. "Dua te vleresoj faktin e ngritjes se ceshtjes came dhe pronave te shqiptareve ne Greqi ne te gjitha takimet zyrtare. Ne menyre te vecante, dua te theksoj rendesine qe ka jo thjesht ngritja, por edhe perpjekjet per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje si nje hap i rendesishem per te forcuar ne menyre edhe me parimore, edhe me substanciale marredheniet midis dy vendeve", - tha Meta. Ai shtoi se ngritja e kesaj ceshtjeje, "ne menyre konstruktive, ne menyre parimore, bazuar ne te drejtat e njeriut, bazuar ne te gjitha konventat europiane dhe nderkombetare i ndihmon dhe i forcon marredheniet midis dy vendeve tona". Meta shtoi se ceshtja e kufijve detare eshte trajtuar nga Panariti si nje ceshtje qe lidhet me zbatimin e ligjit nderkombetar dhe Kushtetutes. "Lidhur me ceshtjen teper te debatuar per nje kohe te gjate, ate te kufirit detar midis dy vendeve, mendoj se qendrimi i ministrit te Jashtem ka qene teper parimor dhe transparent, ka qene ashtu sikurse edhe ne Tirane, qe kjo ceshtje do te zgjidhet ne respekt te Kushtetutes se vendit tone, ne respekt te ligjeve kombetare dhe te atyre nderkombetare", - u shpreh Meta. Si mjaft te rendesishme, Meta ka vleresuar dhe kerkesen per abrogimin e ligjit te luftes me Greqine, duke e cilesuar si nje ligj absurd. "Fakti qe ministri Panariti ka kerkuar abrogimin perfundimtar te nje ligji absurd, atij te luftes me Shqiperine, mendoj se eshte nje tjeter hap i rendesishem per te larguar hijet e se kaluares nga marredheniet midis dy vendeve", - u shpreh dje kreu i LSI-se.
"Greqia kerkoi falje per flamurin"
Kreu i LSI-se ka folur dhe per incidentin me flamurin gjate ceremonise se ministrit te Jashtem, Edmond Panariti. Ai u shpreh se incidentet mes vendeve fqinje ndodhin gjithmone, por per ceshtjen ne fjale, Greqia ka kerkuar tre here falje. "Ne marredheniet midis vendeve fqinje ndodhin edhe incidente. Rendesi ka trajtimi i tyre. Ne pergjithesi, gjate ketyre 100 viteve asnjehere, te pakten mesa mbaj mend une, pala greke nuk ka kerkuar falje per incidente te tilla. Por, ne kete rast, eshte kerkuar falje tre here zyrtarisht pa u bere 24 ore, gje qe do te thote se ne cdo rast ajo qe ka ndodhur nuk mund te ishte dicka e organizuar nga autoritetet e larta te ketij vendi mik", - u shpreh Meta. Ai ka theksuar se vete Ministri grek ka pranuar gjate bisedes telefonike me Panaritin qe te behet publike kerkesa e ndjeses.