Ramiz Alia: Kam pasur frikë për jetën, kur u dënuan artistët më 1974
Pjesë nga intervista e panjohur e Ramiz Alisë, dhënë përgjatë tri viteve Januz Januzajt dhe botuar sot në një libër, zbardhen sot në “Gazeta Shqiptare”. Anët e panjohura të ish-presidentit vijnë të rrëfyera prej vetë atij, në një bisedë të çlirët në vitet e fundit të jetës.
Januz Januzaj: Mos ka qenë kryengritës Nako Spiro?
Ramiz Alia: Kryengritës...
J. J.: Ose i papajtueshëm, ose..
R. A.: I papajtueshëm, egoist, ishte ambicioz. Ishte ambicioz.
J. J.: Liri Belishova ka thënë se Enveri ishte sharlatan e mashtrues.
R. A.: Enverin e kam njohur mirë. 40 vjet kam qenë, ja kështu, siç jemi unë e ti tash. Ai lexonte shumë dhe si i thonë thellë, jo dy faqe, dy faqe mbase i ka lexuar Liri Belishova, se s'lexonte më tepër.
J. J.: A ka diç në atë, se sovjetikët kanë menduar që me Koço Tashkon e Liri Belishovën të rrëzojnë Enverin?
R. A.: Unë dhe Liria kemi qenë shokë të ngushtë. Kur vrau veten Naku hoqën atë dhe më hoqën edhe mua nga Rinia, pastaj në Kongresin e Partisë u kthye ajo dhe u ktheva dhe unë. Më 1960 vajti një delegacion shqiptar në Kinë, e kryesonte Haxhi Lleshi dhe në të ishte edhe Liria. Një ditë të bukur kinezët e thërrasin Lirinë dhe i shpjegojnë në mënyrë të fshehtë se po prishemi me sovjetikët, se kanë lindur kundërthënie në marrëdhëniet kinezo-sovjetike. Ajo shkon te ambasadori sovjetik në Pekin dhe i thotë fjalë për fjalë ato që i thanë. Natyrisht kjo gjë u mor vesh në Tiranë, sepse ambasadori ynë në Pekin lajmëroi se Liria vajti në ambasadën sovjetike.
Enveri i dërgoi letër ku i thoshte: "Liri, duke u kthyer nga Pekini, në Moskë mos u ndal, dhe mos shko në ambasadën ruse, eja drejtpërdrejtë në Shqipëri. Enveri". E mori ajo letrën, dhe sikur t'i thoshte "Shko"!. Ajo shkoi në Moskë, takoi Hrushovin, etj.
J. J.: A ka qenë Liri Gega, gjashtë muajshe shtatzënë kur u pushkatua?
R. A.: JO, nuk është e mundur. Jugosllavët kanë shkruar, por nuk ka qenë e mundur, nuk e di, absolutisht nuk e di, edhe nëse do të bënte fëmijë, pse priti ditën e fundit?
J. J.: Mehmeti (Shehu) ka bërë vrasjen e 20 fshatarëve atje.
R. A.: Shiko, unë vetë me Mehmetin kam pasur kontradikta.
J. J.: Personalitete të ndryshme keni qenë.
R. A.: Po. Personalitete të ndryshme, por unë dhe atëherë edhe sot kam respekt për Mehmetin, sepse edhe i kulturuar ishte, edhe ishte njeri i vendosur në pikëpamjet e veta, por ishte ekstremist. Sigurisht, në këto ne fërkoheshim, në këto çështjet ekstreme.
J. J.: Sa do që ke pasur sektorin e propagandës, a ke pasur njohuri për trajtimin e të burgosurve?
R. A.: Jo! Nuk jam marrë me atë punë.
J. J.: Gruaja jote nuk ka qenë në komisionet politike?
R. A.: Jo.
J. J. : Nuk është bash e hijshme që gruaja e kryetarit të jetë? Nexhmija ka qenë.
R. A.: Nexhmija po. Nexhmija ka qenë edhe në komitetin Qendror qysh në fillim, domethënë në Kongresin e Parë. Ka qenë drejtore e Institutit të Marksizëm-Leninizmit.
* * *
J. J.: Prej të gjitha ndjenjave njerëzore më e logjikshmja është ndjenja e frikës. A ke pasur ndonjëherë frikë gjatë veprimtarisë politike?
R. A.: Të them jo, do të gaboja. Sigurisht që ka pasur edhe momente frike, në kuptimin që, domethënë...
J. J.: Duke pasur parasysh rrjedhat zhvillimore, kahet shtetërore, marrëdhëniet politike, dënimet e ndryshme partiake etj.
R. A.: Pikërisht pra, prandaj unë po them, ka pasur ndonjë moment, patjetër. Ja, ta zëmë kur u bë ajo e pleniumit të Katërt që u diskutua për Todi Lubonjën. Aty u ngacmova edhe unë, drejtpërdrejt. Domethënë, një moment që mund të shkoja edhe më keq, kupton? Kështu është...
J. J.: Raportet e tua me Kadarenë, kanë qenë të mira?
R. A.: Po.
J. J.: Çfarë mban mend prej Mbledhjes së Komitetit Qendror të Partisë së Punës më 25 tetor të vitit 1975, kur në atë mbledhje është thirr Ismail Kadareja për të bërë autokritikë për poezinë "Në mesditë Byroja Politike u mblodh"? Kadare e lëndonte dhe e plagoste diktaturën. Mbledhjen e ke udhëhequr ti?
R. A.: Jemi pra aty në vitin 1975. Në vitin 1974 ishte mbajtur Plenumi i Komitetit Qendror, i cili u bë për Plenumin e Katërt, ku u dënua Todi Lubonja e të tjerë. Ai plenum ishte mbledhur në atë, si të thuash...
J. J.: Lëvizjet në art, në kulturë...
R. A.: Ashtu, art, kulturë e të tjerë. Dhe për pasojë edhe kjo poezi e Kadaresë u konsiderua, u quajt si një veprim i gabuar nga ana politike dhe u bë ajo Mbledhje, por nuk pati ndonjë efekt, absolutisht, asgjë nuk u bë. Domethënë, ne e kritikuam atë, poezinë, Kadarenë në lidhje me atë shkrim, por kaq, asgjë më tepër.
* * *
J. J.: Mitingu ka qenë në datë 5 qershor nëse nuk gaboj.
R. A.: Është fjala për...
J. J.: Për qershorin, kur shu-më të rinj janë futur në ambasadat e shteteve të huaja.
R. A.: E di.
J. J.: Aty për një çast e pashë, ra historia, apo, ajo më erdhi se ju nuk jeni askund, se ju nuk jeni në tokën e bukës.
R. A.: Po, të kuptoj. E di, e di, e mbaj mend mirë.
J. J.: Një miting i organizuar prej Partisë, për t'u gëzuar për ikjen e 5000 të rinjve shqiptarë, për ta brohoritur atë vdekje, për t'i treguar kombit shqiptar se Partia është më e fortë se sa kombi, se ajo jo vetëm shkelte mbi lidhjet e gjakut, por e detyronte kombin të duartrokiste për atë shkelje.
R. A.: Të kuptoj. E kuptoj, por shiko! Domethënë, kur është bërë ai miting, foli ky Xhelil Gjoni. Xhelil Gjoni ka fol. Xhelili ishte sekretar i Tiranës, unë nuk kam qenë në atë miting kur është bërë, por kam qenë në Tiranë. Tani duhet pasur parasysh një situatë e tillë, domethënë 5000 veta ikën, u futën në ambasada, kështu.
J. J.: Po, e ju a e kishit parasysh çka po ndodh, ku jeni duke jetuar vëlla...?!
R. A.: Ne iu hapëm rrugë të 5000 vetave, iu dhamë pasaporta, i përcollëm dhe i hipëm në vapor.
J. J.: Në atë dhembje, në atë plagë kombëtare, në atë dështim shtetëror sikur ende nuk donit ta shihnit veçimin tuaj politik e i vetmi veprim i arsyeshëm ka qenë dhënia e pasaportave për secilin.
R. A.: Po pra, po. Po mirë, mirë. Edhe ikën ata. Tani problemi ishte se të mos harrojmë, në atë periudhë, jemi në periudhën e fundit, po të them, ishte rreziku që ajo histori të përsëritej dhe të përsëritej shpejt bile. 5000 ikën, thoshin të shkonin, të sulmonin 5000 të tjerë në ambasada. Ishte krejt e mundshme.
J. J.: Para se të rinjtë të ikin, pse e kishit sjellë gjendjen në atë shkallë?
R. A.: Ah, dakord! Ashtu mund të thuash, pse e keni sjellë gjendjen, po gjendja ishte. Jo, jo, unë të kuptoj, por kjo gjendje ishte që më 1945, po e more kështu.
J. J.: Si? Tash për një çast, vjen puna dhe doni të fshiheni pas një periudhe 45-vjeçare! Ato vite kanë qenë tuajat!
...
J. J.: Ju si Parti, si Byro Politike, si udhëheqës, si pushtet shtetëror, si komunistë, të ngarkuar nga veprimet, trimëritë, meritat, flijime tuaja prej Luftës së Dytë Botërore, në njërën anë, dhe prej vrazhdësive e padrejtësive jetësore, plagëve e prapambetjeve historike të kombit shqiptar, në anën tjetër është dashur me një guxim, tash po e kam më lehtë të të them ty.
R. A.: - Jo, jo, mirë e bën ti.
J. J.: - Po, është dashur me një guxim, por edhe ta presësh si me shpatë, deri këtu kemi pasur të mira, por jemi duke u zhytur në gabime dhe nuk shkon më kështu. Është treguar se komunizmi është si pantallonat e këpucarit izraelit prej asaj anekdotës. Sa herë që gruaja i ka thënë se duhet t'i pastrojë pantallonat ai ka kundërshtuar. Gruaja e dëshpëruar e ka pyetur se përse nuk dëshiron t'i pastrojë kur i ka aq të palara. Këpucari çifut iu ka përgjigjur përfundimisht: "Janë të përlyer, por nëse i pastroj do të më shqyhen tërësisht".
R. A.: - Po mirë e thua ti, të kuptoj. Por është shumë e vështirë për një vend të tërë, flas për një popull të tërë, për një vend që ke përgjegjësi, për atë vend, e kupton, dhe në qoftë se ti i hap rrugën shthurjes do të vriteshin me qindra njerëz.
J. J.: - Jo, nuk po kërkoj ashtu. Ka qenë mjeshtëria jote që nuk ka pasur gjakderdhje. Ti e ke marrë përgjegjësinë që të jesh Kryetar i të gjithëve, por është dashur nganjëherë, ose një herë të vjen një çast historik që, edhe për të gjithë, ta presësh, t'i biesh shkop. "Veprimi i madh dhe i qartë sjell të mira".
R. A.: - Po s'pritet dot me shpatë, prandaj ishte rreziku në atë kohë.
J. J.: - Prej kujt? Byrosë Politike?
R. A.: - Jo, jo, jo, nuk ishte aty problemi, sepse Politbyronë e kisha në dorë, unë e bindja kollaj. Por ishte problemi: Ne, unë dhe shokët e mi duhet të thoshim në atë çast sipas teje boll më, socializmi mori fund!
J. J.: - Jo, nuk ka pasur nevojë që të përmendet socializmi, komunizmi por, boll më, nuk shkon kështu, ta prekim veten se ku jemi! Çasti erdhi që të veprojmë ndryshe!
R. A.: - Po pra.
J. J.: - Duhet ta bëjmë një lëvizje, një tjetër, ka vite që ora është ndal: "Enver Hoxha ishte një dogmatik", ke thënë në një rast. Ti edhe vetë ke qenë i tillë!
R. A.: - Po mirë, pse bëjmë lojë fjalësh? Boll më kështu, do të thotë, boll me socializëm!
J. J.: - Nëse deri atëherë nuk keni arritur ta ndërtoni socializmin, atëherë le të shkojnë në bisht të sorrës socializmi, kapitalizmi, diktatura, demokracia. Jo, nuk ishte edhe faji i socializmit! Shkelja, shtrembërimi, tkurrja, përshtatja vetjake, ikja prej parimeve themelore të arritura me mund prej njerëzimit janë marrje, zbatim dhe klasifikim i socializmit dhe jo vetëm.
R. A.: - I kujt? Ai socializëm ishte i yni!
J. J.: - Komplet i të gjithëve, i udhëheqësisë, i sistemit teorik, i një praktike disiplinore: Herë me sukses dhe herë me dështime.
R. A.: - Jo, jo, të lutem, ai sistem ishte! Të lutem mos bëj kështu, mos i vij rrotull, ne duhet të themi.
J. J.: - Po pse Hungaria e kaloi më lehtë, pak edhe Jugosllavia. Jugosllavia e ka bërë për shkak të luftërave në mes të kombeve.
R. A.: - Kush kaloi më lehtë?
J. J.: - Hungaria i mbajti zgjedhjet e para shumëpartiake më 1989. Kuvendi i parë shumëpartiak në shtetet socialiste.
R. A.: - Po mirë, i harrove ato që ndodhën më përpara?
J. J.: - Ah, jo, ato ishin...
R. A.: - Po mirë, ato ishin parathënie, kështu ishte ajo, kupton? Hungaria e ndërroi kursin që në fillim. Unë pajtohem me ty, duhet të pranonim që falimentoi. S'është kjo më rruga jonë, do të kalojmë në një rrugë tjetër. të bëhej ajo punë siç e bëmë në fundin e vitit 1990. Atë gjë bëra unë...
J. J.: - Me studentët? "Është shumë herët të flasësh për ngjarjen e Revolucionit Borgjez Francez", - është shprehur njëherë Ten Cia Pin.
R. A.: - Po, me studentët. Ishte, pak a shumë, e njëjta situate. Unë studentët nuk i sulmova, përkundrazi, unë vajta nga ora dy e natës te studentët. Edhe në dy të natës diskutova me ta, sepse gjykova se duhej medoemos të diskutonim për ta zbutur frymën e tyre dhe të pajtohesha me ta.
J. J.: - Te ju nuk ka pasur klasë tjetër, shtresë tjetër, mendim tjetër, sjellje tjetër, tjetër hapësirë, ajër. Ka jetuar vetëm Partia! Nuk ka pasur asgjë tjetër! Partia ta rrëzoi vetveten! Po sepse nuk kishte me kthim prapa!
R. A.: - Jo, nuk kishte mundësi, jo, nuk kishte, nuk ishte problem të kthehej.
J. J.: - Po por, nuk kishte me mundësi as të ndalej!
R. A.: - Problemi ishte: A mund të qëndroja më?
J. J.: "Politikani komunist që ndikoi në hapjen e Shqipërisë për aq sa diti, deshi dhe u detyrua, është një personalitet, figurë tepër interesante dhe e veçantë në historinë tonë bashkëkohore, intelektual me mendje të qartë dhe që di (bën e ç'thotë, dëshmitar plot pasion për të treguar apo për të interpretuar gjysmëshekullin stalinist, politikan i dalë në pension me maturë, e në kohën e duhur, i pa ngatërruar më pas me ushtrim aktiv të profesionit të mëparshëm, individ akoma me një fuqi të caktuar ndikimi në opinionin publik dhe të një grup njerëzish. Po, në njërën anë, a kishte logjikë, kuptim, politikë në anën tjetër? Çka kishte mbetur më prej arritjeve?
R. A.: - Ky është problemi! Unë nuk po kthehesha, unë aty isha! Nuk ishte doemos, duhej një rrugëdalje tjetër, dhe rrugëdalja tjetër ishte: Socializmi iku, tani duhej futur në një rrugë tjetër, në rrugën e demokracisë popullore, po them, ose demokracisë sociale, a si të duash ti. Po, domethënë, duke e mbyllur kapitullin e socializmit. Ky ishte. Këtë e bëra që të mos kishim vrasje, sepse nami do të ishte bërë. Se këtu e filluan, filloi zaten. Pranimi nga Plenumi i Komitetit Qendror për sistemin shumëpartiak, është vendim i marrë nën drejtimin tim dhe ky është një fakt. Nuk mund të mohojmë dot. Ngjarjet kishin marrë një rrjedhë të frikshme ngaqë ishte në interesin e vendit që të merreshin vendime të qarta, të menjëhershme për një të ardhme demokratike.
J. J.: - Po t'i kishin marrë armët si më 1997, kasaphanë do të ishte?
R. A.: - Po, kasaphanë ishte. Atëherë u krijuan, në qoftë se ju e mbani mend, vullnetarët e Enverit, një lëvizje. Vullnetarët e Enverit ishin një lëvizje e tërë. Unë, kur i kam mbledhur ata, përfaqësuesit e tyre, në një nga sallat e mëdha të kësaj ku është...
J. J.: - Universiteti?
R. A.: - Jo, jo, ku është salla e këtij...
J. J.: - Ndonjë nga sallat ushtarake?
R. A.: - Jo, mor jo! Po në këtë sallën e këtij teatrit, jo teatrit, po atij, sallën ku bëhen mitingje, takime, ku bëhen ato...
J. J.: - Pallatin e Kongreseve?
R. A.: - Pallatin e Kongreseve, në një nga ato sallat, mblodha atje, pasi ra monumenti. Kërkesa e tyre ishte: Përse nuk u qëllua?! Përse nuk u mbrojt me armë, përse nuk u bë kjo? Dhe u ngritën, ishin nja 200 veta, dhe ta them sinqerisht, rashë në pozitë shumë të vështirë, sepse filluan shume egër, shumë ashtu, dhe atje m'u dha një gjë instiktive që bëra, kap njërin nga ata që e kisha përpara dhe i them: "Ore, ke fëmijë ti?" Ja, kështu siç po bisedojmë. "Po, - ma ktheu, - kam një vajzë". "Ku është ajo?", kështu me këtë ton, që të gjithë të heshtnin, ta dëgjonin këtë dialog. "E kam në Universitet", tha. "Mirë, - i thashë, - ti më thua tani pse nuk qëlluam për monumentin e Enverit?". "Po sikur të kishim qëlluar e të ta vrisnim vajzën tënde që qenka studente, çfarë do të më thoshe sot ti mua?" "Uuu", mbetën të tërë ata. Mbetën, sepse ky menjëherë tha: "Jo, se unë nuk them të qëlloni sa për të vrarë njerëz!". "Epo, - i thashë,tashti, dëgjoni ju mor burra, si të qëllosh, të vrasësh atë mos vrasësh?!" Dhe ashtu, ai vrull menjëherë filloi të bjerë. Unë, kam qenë në situata tepër të vështira, nuk është se kalohej thjeshtë problemi. Prandaj, edhe kur flasim për atë të 1990-ës, të atyre që ikën, ishte problemi se mos ikin të nesërmen dhjetëra mijëra vetë, kupton? Po ne nuk ishim të përgatitur t'i mbronim as ata, dhjetëmijë! Mund të ndodhte një katastrofë e tërë në vend, prandaj nuk është fort e thjeshtë, kupton? Sot, kollaj e themi, edhe unë e them, më lehtë mund të bëhej.
* * *
J. J.: - Po të kthej njëherë në luftë. Është e përfolur shumë, edhe në shkrime, se janë vrarë shumë shqiptarë gjatë atij marshit famëkeq Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi deri në Bosnjë. Është një tragjedi e jetuar, por e heshtur.
R. A.: - E ke fjalën për Tivarin?
J. J.: - Po. Tivari, që në serbisht i thonë "Bar", i lidhur me Beogradin me hekurudhë, për shqiptarët është i njohur më shumë si qytet që të kujton masakrën ndaj tyre sesa si qytet-lima, ku dikur ka qenë qytet i jetës së shqiptarëve e në të cilin kanë qenë shumica. Janë shkruar libra, punime historike e kujtime për atë masakër. Vërtetë vrasjet ndaj shqiptarëve dhe krimet gjakatare kanë filluar në Prizren, kanë vazhduar nëpër Kukës, Shkodër, Ulqin, Tivar dhe kanë përfunduar në Dubrovnik. Shumë gjëra i dini edhe ju…! Rregullat u ndërruan, besa u thye, fjalët e premtimet u shkelën… Edhe sot e gjithë ditën më shqetësojnë, ma ngacmojnë ndërgjegjen. Kur ka erë vrasjeje, hareja është e rreme. Enver Hoxha, megjithatë, ka bërë disa përpjekje për të mësuar për Tragjedinë e Tivarit dhe për vrasjet e tjera të shqiptarëve nga ushtria jugosllave. Madje, ka bërë përpjekje të mësojë nga jugosllavët edhe për qëllimin e vendosjes së "Pushtetit Ushtarak" në Kosovë, duke ua kujtuar faktin se Kosova, sipas marrëveshjeve të dy partive komuniste aleate, për fatin e saj "duhet të përcaktohet me referendum se kujt do t'i bashkohet".
Për t'u hakmarrë ndaj qëndrimit të shqiptarëve të Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore, njerëzit shqiptarë, paraprakisht, ishin të apostrofuar si armiq dhe, si të tillë, po depërtoheshin nga Kosova për në Tivar ku u vranë rreth 450 dhe u plagosën rreth 120 shqiptarë. Njëra prej ngjarjeve më tragjike të popullit shqiptar.
R. A.: - Unë nuk jam në dijeni konkretisht sepse në atë kohë, kur ka ndodhur kjo, unë isha në Novi Varosh.
J. J.: - Paske shkuar përpara, në ndjekje të pushtuesit.
R. A.: - Po, po, ashtu ishte. Kjo ka ndodhur diku nga muaji janar-shkurt, 1945. Në atë kohë, serbët, kështu e di unë, bënë një mobilizim të rinisë kosovare për në ushtri, të marrin ushtarë, dhe i morën për t'i çuar në Mal të Zi, me qëllim që, gjoja, të bashkohen me trupat malazezo-jugosllave, që ishin në front kundër gjermanëve, sepse lufta akoma vazhdonte. Ka pas vazhduar deri në maj të 1945-ës. Tash, me ç'kam dëgjuar unë, rrugës për në Mal të Zi, nuk di të jetë vrarë njeri, unë nuk kam dëgjuar, mund të jetë vrarë njeri, nuk e di, nuk të them më shumë, sepse problemin nuk e di në hollësi, fare. Di, kam dëgjuar në atë kohë, më vonë, që në Tivar ka pasur një përleshje në mes shqiptarëve dhe malazezëve. Jo malazezëve, po çka kanë qenë ata, oficerë, a ku di çka dhe ajo ka degjeneruar, siç duket me urdhër të komandës jugosllave, kanë filluar të qëllojnë kundër ushtarëve shqiptarë, dhe aty është bërë një masakër e tërë ku janë vrarë qindra djem shqiptarë të Kosovës. Këtë di unë, dhe di që janë vrarë nja 100 a 200 veta në Tivar. Nuk di më tej, kaq kam dëgjuar unë.
J. J.: - Është shkruar, pak a shumë kështu, që ka ndodhur një kacafytje, kanë reaguar shqiptarët pse po na e bëni kështu dhe, është dhënë një urdhër, është gjuajtur në masë, por askush se thotë numrin e saktë. Janë të vrarë shumë, por...
R. A.: - As unë nuk e di saktësisht. Po mirë, nuk ka pasur ndonjë kosovar që e ka ditur këtë punë, kanë qenë disa që kanë shpëtuar.
J. J.: - Po ka, por askush s'e di numrin e saktë. Janë gjuajtur, janë vrarë, i kanë vrarë edhe natën, po nuk dihet numri i saktë.
R. A.: - Po sa u nisën nga Kosova, nuk dihet?
J. J.: - Epo, tash nuk dihet! Komandant ka qenë një serb, Sava Dërleviq, dhe në Kosovë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, zëvendëskomandant ka qenë Fadil Hoxha. Serbët nuk e kanë lënë krijimin e pushtetit popullor, të pushtetit civil, për shkak të Kryengritjes në Drenicë të Shaban Polluzhës. Çka të thuhet për Kryengritjen e drejtë kombëtare e njerëzore të Drenicës në fund të 1944-ës dhe në fillim të 1945-ës, nën udhëheqjen e atdhetarit dhe strategut largpamës Shaban Polluzhës. Luftimet në Drenicë, në Kaçanik, në Gjilan, në Ferizaj, në Mitrovicë… Pakënaqësitë, reagimet dhe mospajtimet me gjendjen e krijuar në Gjakovë, në Pejë, në Istog…? Si ka qenë atëherë dhe si e sheh nga e sotmja, nëse ke fuqi t'i rikthehesh edhe njëherë?
R. A.: - Ka qenë më vonë Shaban Polluzha.
J. J.: - Jo, jo, atëherë, janari, shkurti. Përkrahësit e Shaban Polluzhës kanë marrë disa rrethe.
R. A.: - Nuk e di, të thashë...
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)