E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holtkemper: "Pse Shqiperia ze vend te vecante ne ndihmat gjermane"

Gjermania mbetet donatorja me e madhe e Shqiperise me nje mbeshtetje financiare qe arrin ne 1 miliard euro gjate 25 viteve te fundit, gje qe e liston ate ne krye te vendeve ne shkalle boterore per ndihme financiare gjermane per fryme te popullsise. Ne nje interviste per programin shqip te "DW"-s, ambasadorja gjermane ne Tirane, Carola Meller-Holtkemper, shprehet se Shqiperia gezon kete status te vendit te favorizuar prej Gjermanise, pasi eshte nje nga vendet e Ballkanit qe ndjek nje politike te jashtme te qendrueshme, shume pozitive dhe ndihmon keshtu ne uljen e tensioneve ne rajon dhe zhvillimin e qendrueshem.

Sapo eshte perkujtuar ne Tirane 25-vjetori i rivendosjes se marredhenieve diplomatike mes Republikes Federale te Gjermanise dhe Shqiperise. Kjo ndodhi ne vitin 1987, kur Shqiperia ishte i vetmi vend ne bote, me te cilin Gjermania nuk kishte marredhenie diplomatike!! Pse mendoi Gjermania te lidhte marredhenie diplomatike me Shqiperine, vendin komunist me te vogel dhe me te izoluar ne ate kohee

Gjermania e njohu Shqiperine me 19 maj 1922. Pas shkeputjes se marredhenieve ne vitin 1944 do te kalonin 43 vjet para se Gjermania dhe Shqiperia te vendosnin marredhenie diplomatike. Kancelari Federal, Georg Kiesenger, kishte deklaruar ne dhjetor 1966 se "parimi udheheqes baze i politikes se jashtme gjermane eshte te permiresoie marredheniet me fqinjet tane ne Europen Lindore ne fushen ekonomike, kulturore dhe politike dhe nese eshte e mundur edhe te lidhim marredhenie diplomatike". Ne vitet qe do te pasonin, u vendosen marredhenie diplomatike me te gjitha vendet e Europes Lindore dhe Jug-Lindore, duke perjashtuar Shqiperine. Ne ate kohe fokusi ishte vendosur ne marredheniet ekonomike dhe politike pasi Shqiperia ishte nje nga vendet e fundit te panjohura ne Europe.

Cilat jane drejtimet kryesore te diplomacise aktuale gjermane ne drejtim te Shqiperisee

Gjermania mbeshtet procesin e transformimit demokratik ne Shqiperise, gje qe ka cuar drejt stabilitetit politik me efekte pozitive ne te gjithe rajonin. Gjermania do te deshironte te shihte Shqiperine te zinte vendin e saj te merituar ne bashkesine e kombeve europiane. Prandaj, Gjermania mbeshtet ne menyre aktive Shqiperine ne rrugen e saj drejt integrimit ne BE duke e asistuar ne perpjekjet e saj per arritur kriteret e Kopenhages, te cilat duhet t'i plotesoje nje vend qe desheron t'i bashkohet BE. Per kete, ne kemi forma te larmishme ne programin tone te bashkepunimit ekonomik.

Gjermania mbetet donatori me i madh ne marredheniet dypaleshe me Shqiperine dhe ne kuader te BE. Si do te perkthehej ky fakt ne terma financiare dhe projektee

Ndihma gjermane dypaleshe dhe shumepaleshe gjate 25 viteve arrin ne total ne me shume se 1 miliard euro, duke e bere Shqiperine te qendroje ne krye te vendeve per fryme te popullsise, ne nivel boteror qe marrin ndihmen gjermane. Javen e kaluar, dy qeverite, ajo gjermane dhe shqiptare, rane dakort per nje grant dhe hua prej me shume se 31,1 milione euro per periudhen 2012-2013. Sipas mirekuptimit me qeverine e Shqiperise, sektoret kryesore te mbeshtetjes gjermane jane energjia, furnizimi me uje te pijshem, kanalizimet, mbeshtetja e ndermarrjeve te vogla dhe te mesme. Nga permiresimet ne keta sektore perfitojne drejtpersedrejti qytetaret e Shqiperise. Projektet ne keta sektore po realizohen nga "GIZ" dhe "Banka Kfw".

Mund te thuhet se Shqiperia gezon nga Republika Federale Gjermane nje vend te favorizuar mes vendeve te Ballkanit Perendimore

Vendet e Europes Jug-Lindore dhe sidomos te Ballkanit Perendimor kane provuar shume konflikte ne pjesen me te madhe te historise se tyre. Shqiperia eshte nje nga vendet e Ballkanit qe permes nje politike te jashtme te qendrueshme dhe shume pozitive ndihmon te ule tensionet ne rajon dhe mundeson keshtu nje zhvillim te qendrueshem. Shqiperia ka shenuar progres qe nga renia e komunizmit dhe ka hedhur hapa te rendesishme drejt BE dhe NATO-s. Ne 2009-n Shqiperia u be anetare e NATO-s dhe po ate vit aplikoi zyrtarisht per anetaresim ne BE. Qe nga dhjetori 2010, qytetaret e Shqiperise mund te udhetojne ne zonen Schengen pa viza. Ky hap ka lehtesuar ne menyre te jashtezakonshme shkembimet, qofshin ato politike, ekonomike, turistike, kulturore, shkencore duke rritur mirekuptimin mes popujve.

Presidenti gjerman, Joachim Glauck, ne mesazhin e tij te urimit per presidentin e ri Bujar Nishani, rikonfirmoi vullnetin per te zgjeruar marredheniet diplomatike mes dy vendeve. A mund te thoni, ju lutem, cilat mund te jene drejtimet e mundshmee

Marredheniet tona dypaleshe jane zgjeruar dhe intensifikuar shume me teper sesa pritej ne menyre optimiste, 25 vjet me pare kur ato u rivendosen. Gjermania eshte e angazhuar fuqimisht te zgjeroje marredheniet me Shqiperine si ne planin dypalesh ashtu edhe ne kuadrin e integrimit te saj ne BE. Nje numer ne rritje te kompanive gjermane, shumica anetare te "DIHA", Dhomes Tregtare Gjermani-Shqiperi, - sponsor te Tetorit Gjerman - jane aktive ne Shqiperi. Gjermania eshte shnderruar ne nje partnere tregtare te rendesishme te Shqiperise. "Deutschzentrum" - Qendra e gjuhes gjermane - regjistron nje interes te gjalle dhe ne rritje per te mesuar gjermanisht dhe vetem DAAD - Sherbimi gjerman per shkembime akademike- ka dhene bursa studimi per me shume se 4000 shqiptare qe nga fillim i 1990. Ketij numri i shtohen bursa nga Parlamenti gjerman, nga Zyra e Politikes se Jashtme per diplomatet shqiptare, institucione kulturore gjermane si Instituti Goethe, kompani dhe organizata te tjera private.

Cili eshte opinioni juaj per permbushjen nga Shqiperia te 12 rekomandimeve te KE dhe per mundesine e marrjes se statusit te vendit kandidat per anetaresim ne BEe

Me 10 tetor, javen e ardhshme, KE do te publikoje progres-raportin e tij per Shqiperine dhe vendet e tjera qe deshirojne t'i bashkohen BE-se. Ne dhjetor, kryetaret e shteteve dhe te qeverive te vendeve anetare te BE-se do te vendosin nese Shqiperise do t' i jepet statusi i vendit kandidat. Ne Gjermani, Bundestagu, Parlamenti Federal, do te votoje per kete ceshtje. Por une nuk mund te bej komente per nje vendim qe do te merret ne dhjetor 2012. Pas braktisjes se bojkotit te Parlamentit shohim nje fryme te re bashkepunimi mes paleve, shume here eshte arritur konsensus per pjese te rendesishme te legjislacionit dhe ne disa fusha ceshtjet jane trajtuar ne baze te ligjeve dhe rregullimeve te reja ligjore. Por ne pergjithesi, sipas pikepamjes sone, keto ligje te mira duhet te zbatohen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›