Rama kunder apelit te trojkes
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka refuzuar të dëgjojë apelin e trojkës së ambasadorëve, për të votuar në seancën plenare të 6 gushtit heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë. Në mbledhjen e grupit parlamentar, kryesocialisti e justifikoi qëndrimin e tij, duke u shprehur se për ndryshimet kushtetuese, nevojitet një proces i gjerë konsultimesh.
Numri një i PS-së, ka treguar se qëllimi i vërtetë i opozitës për ndryshimet në ligjin zgjedhor, ishte riformatimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe largimin e Arben Ristanit si kryetar. Rama i bëri thirrje aleatëve të tij, që të vijojnë bashkëpunimin politik, pavarësisht mungesës së korrektimit kombëtar të sistemit zgjedhor.
Para deputetëve, Edi Rama akuzoi Ministrinë e Mbrojtjes së ka blerë një aparaturë, me anë të së cilës sipas tij, përgjon opozitën.