Meta-Hyseni, firmosin protokoll bashkëpunimi

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta i cili ndodhet në Kosovë ka zhvilluar një takim me homologun Skënder Hyseni. Dy ministrat e jashtëm kanë firmosur një protokoll bashkëpunimi. Meta tha se ky protokoll do ndikojë në procesin integrues të dy vendeve. Ndër të tjera Meta ka theksuar se është më rëndësi që ëshë Serbia të integrohet në Bashkimin Europian.