E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toka te Tajvani, Bashkia: Nuk e shiti Rama, vendimi nga K.Bashkiak

Pas deklaratës së Berishës se do anulohet vendimi për tokën e shitur te Tajvani ka ardhur reagimi i Bashkisë. Administratori i përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Dritan Agolli tha se deklaratat në lidhje më ketë tokë janë gënjeshtra. Sipas tij shitja nuk është bërë nga kreu i bashkisë, por është miratuar me 71% të votave nga Këshilli Bashkiak. "Shitja e tokës nuk u bë nga Edi Rama. Shitja është miratuar me 71% të votave nga Këshilli Bashkiak, pasi ligji përcakton shitjen nga Këshilli Bashkiak", pohoi ai. Sipas Agollit vlera e tokës është vendosur sipas ligjit. "Vlera e tokës është vendosur sipas ligjit. Është qeveria ajo që po shet toka anembanë Shqipërisë", shtoi ai. Agolli ka kërkuar ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për trysninë që sipas tin po ushtrohet tek vendorët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›