Lufta kundër Google, fundi i lajmeve falas
Lajmeve falas në internet mesa duket i ka ardhur fundi. Kjo falë luftës që Mikrosoft i ka hapur rrjetit Google. Mikrosoft i ka ofruar pagesë kompanisë më të madhe informative News Corporation që zotëron një rrjet të gjerë gazetash dhe kanalesh televizive në mbarë botën, për ta hequr informacionin e saj nga Google dhe për ta botuar atë në shërbimin rival që ka krijuar Mikrosofti, Bing. Propozimi i Mikrosoft ka gjasa të mirëpritet edhe nga rivalë të tjerë të Google.