Partia e re e së djathtës/ Në muajin shkurt, Selami pjesë e saj
Tiranë- Partia e re e djathtë që pritet të krijohet në fund të muajit shkurt, emri i së cilës ende sështë bërë publik, do të ketë në rradhët e saj figura që prej vitesh kanë qendruar larg PD-së edhe pse ndihen shumë afër saj.
Një ndër ta është edhe Eduart Selami i cili sipas gazetës Shqip pritet ti bashkohet kësaj partie të re. Edhe pse ndodhet prej vitesh në Amerikë, Selami ka kritikuar jo pak herë kryeministri Berisha dhe formën sesi ai po e drejton këtë parti.
Duke u shprehur se Partia Demokratike ka nevojë për një qeverisje tjetër dhe më transparente. Ndërkaq edhe pse kjo parti është lidhur shpesh kohët e fundit me emrin e presidnetit Topi, mesohet se ai nuk do ti bashkangjitet asaj që në muajin shkurt.
Shkrime të tjera me interes:
- Rikthehet Adele, në Grammy & Brit Awards në muajin shkurt Adele do të rikthehet në skenë me koncertet e saj...
- Triumf i së djathtës në Spanjë, Rahoi fiton zgjedhjet Partia Popullore e qendrës së djathtë ka fituar bindshëm zgjedhjet...
- Zgjedhjet në Tunizi, fiton partia e moderuar islamike Partia e moderuar islamike, Annahda, pretendon se ka fituar zgjedhjet...