Topi ngushellon familjaret e gazetarit Arjan Dodbiba
Presidenti Bamir Topi shprehu dje permes nje telegrami ngushellimet per ndarjen nga jeta te gazetarit Arjan Dodbiba. Ne mesazhin e tij drejtuar familjareve te te ndjerit Topi thekson se e kishte percjell me dhimbje dhe trishtim lajmin per ndarjen e parakohshme nga jeta per shkak te nje semundjeje te rende te gazetarit te njohur Arjan Dodbiba. Ne kujtesen e teleshikuesve miqve e kolegeve Arjani mbetet simbol i gazetarit te talentuar e me shume pervoje qe levroi ne dy dekadat e fundit me shume profesionalizem e dashuri zhanrin e reportazhit e dokumentarit televiziv duke nxjerre ne pah vlerat me te mira shqiptare ne fushen e kultures dijes e atdhedashurise thekson Presidenti i Republikes per te ndjerin. Me kete rast ai thekson se deshiron ti shprehe ngushellimet me te ndjera familjareve bashkeshortes e djalit te gazetarit miqve dhe kolegeve te medias per humbjen e njeriut te tyre te shtrenjte.