E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkesa e PD, Spahiu: Goditje ndaj drejtësisë

TIRANE- Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu i cilësoi sulmet e kryeministrit ndaj tij goditje ndaj sistemit të drejtësisë.

Në një reagim për shtyp, menjëherë pasi kryeministri tha se grupi parlamentar i PD-së do të kërkojë shkarkimin e tij nga pozicioni në KLD, Spahiu tha se është e qartë se goditja vjen në ditën kur qytetarët presin drejtësi nga gjykatat për çështje të caktuara.

Vendimi është i pastër në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin mbi KLD-në. Zv/kryetari emërohet dhe shkarkohet me propozim të Presidentit dhe nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Situata tërësisht e papranueshme ku hapat dhe vendimet politike godasin njerëzit e drejtësisë dhe institucionet e pavarura- tha Spahiu.

Spahiu tha se është i hapur, të ballafaqohet me këdo në komisionin parlamentar që do të ngrihet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›