Meta: Integrimi, jo peng i llogarive elektorale
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, u shpreh dje se integrimi i vendit ne Bashkimin Evropian, nuk duhet te mbetet peng i llogarive politike per shkak te zgjedhjeve. Ne takimin e zhvilluar ne qytetin e Korces, ku mori pjese ne Konventen e Levizjes Rinore per Integrim, Meta u shpreh se votimi i tre ligjeve per marrjen e statusit kandidat, do te conte perpara procesin e integrimit. “Ketu ne qytetin e Korces, une apeloj edhe ne emrin tuaj dhe gjithe shqiptareve, te cilet kerkojne qe procesi i integrimit te mos bllokohet nga llogarite elektorale te 23 qershorit. Te perqendrojme energjite tona ne votimin e 3 ligjeve, sepse kjo jo vetem do ndihmoje Shqiperine per te qene me e respektuar, por do te ndihmoje edhe shqiptaret qe te jetojne me mire, dhe te zhbllokojne projekte qe do hapin mijera vende te reja pune”, u shpreh kreu i LSI-se. Meta shtoi se interesat e qytetareve jane me te rendesishme sesa ato te politikes se dites dhe kerkoi me shume bashkepunim mes forcave politike. “Interesat e elites se sotme politike, nuk duhet te prevalojne mbi interesat e qytetareve. Ne duhet te hapim nje faqe te re, ate te bashkepunimit te vazhdueshem. LSI ka qene dhe do te mbetet force politike e bashkepunimit, qe do te beje gjithcka per te nxitur nje konsensus sa me te gjere per nje axhende kombetare te zhvillimit dhe per te pershpejtuar axhenden e integrimit evropian”,- u shpreh kreu i LSI-se. Meta ka folur per here te pare dhe me emra konkrete per kandidaturat, duke prezantuar ne qytetin e Korces, kreun e deges se LSI-se, Piro Kapurani, si nje prej kryesuesve te listes. “Ne jemi te sigurte ne suksesin e LSI-se ne te gjithe Shqiperine, ne vecanti ne rrethin dhe Qarkun e Korces, ne suksesin ne Korce me Pirro Kapuranin, drejtuesin e listes. Shpreh bindjen, se LSI me shpirtin evropian, eshte ne sintoni te plote me shpirtin e qytetareve te Korces”, tha Meta. Ai kerkoi nga gjithe te rinjte e Korces qe te mbeshtesin alternativen e LSI-se me 23 qershor, pasi sic tha ai, kjo alternative kerkon zhvillimin e vendit dhe procesin e integrimit. “Me 23 qershor te gjithe kemi nje takim te rendesishem, me zgjedhjet e pergjithshme. Nje takim te rendesishem per te percaktuar dinamiken dhe ritmin e Shqiperise, ne kater vitet qe vijne. Ne i japim mundesi shqiptareve per te zgjedhur nje alternative me kembe ne toke dhe me mend ne koke, qe garanton progresin. Kerkoj mbeshtetjen tuaj dhe jemi te sigurt ne suksesin e LSI-se ne 23 qershor ne te gjithe Shqiperine”, u shpreh kreu i LSI-se.
Ekonomia
Kreu i LSI-se, ka folur ne qytetin e Korces edhe per situaten ekonomike ne vend. Ai u shpreh se duhen me shume investime, duke pasur parasysh qe Korca eshte nje qytet, ku kriza ka pasur me shume efekt per shkak te afersise me Greqise. “Korca eshte e prekur me teper se cdo rajon tjeter ne vendin tone edhe nga impakti i krizes greke. Ne te gjithe Shqiperine, biznesi fason ka pesuar rritje, kurse ne Korce ka ndodhur e kunderta, ai ka marre goditje nga ndikimi i krizes ne Greqi. Ky realitet kerkon nje vemendje per te ulur papunesine dhe per te rritur punesimin”, u shpreh kreu i LSI-se.