PS e Kukesit, Rames: Kjo s’eshte rilindje, po shkaterrim
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, eshte pritur me protesta ne nisje te takimit te tij me socialistet e qytetit te Kukesit. Perpara salles ku do te zhvillohej takimi, dhjetera anetare te Partise Socialiste kane zhvilluar nje tubim dhe kane hedhur parulla kunder kreut te PS. Kerkesat e tyre ndaj Rames, lidhen me zbatimin e statutit, per zgjedhjen e krereve lokale te PS-se ne kete rreth, ne baze te statutit dhe me votim te fshehte, duke kundershtuar ne kete menyre emerimet e bera nga kreu i PS-se. Anetaret e PS-se kane hedhur parulla ne adrese te Rames, ne te cilat shkruhej: “Pse ke frike nga vota?”, “Demokracia eshte votim i lire!”, “Jo emerime”. Ndersa per mediat e pranishme, nuk i kane kursyer akuzat ne drejtim te Rames. Nje qytetar u shpreh, se menyra sesi Rama po sillet me PS-ne ne Kukes nuk eshte rilindje, por shkaterrim. “Jane bere emerime te padrejta, qofte per kryetarin e rrethit, qofte neper fshatra dhe komuna. A eshte per rilindje apo per shkaterrim Edi Rama? Ne i themi te behet votim i fshehte, ai thote nuk dini gje ju. Po ku di gje Rama? Ai jeton ne Peze dhe ne Tirane “, u shpreh dje per mediat nje anetar i PS-se se Kukesit. Me tone te ashpra, anetaret e PS-se se Kukesit i kane kujtuar kreut te PS-se, se kane marre pjese ne mitingje prej vitesh dhe sot nuk pyeten per emerimet e drejtuesve. Ndersa nje prej tyre, ka shtuar se elektorati nuk mund te trajtohet si “mish per top”, sic ishte rasti i demonstrates se 21 janarit. “Kryetari i Partise Socialiste te Kukesit duhet te zgjidhet me votim. Pse, me 21 janar kam qene mish per top per ata dhe shume te tjere”, u shpreh nje prej anetareve te PS-se se Kukesit. Kundershti ndaj emerimeve te Rames ka pasur edhe nga anetaret me te vjeter te Partise Socialiste ne kete qark. “Pse ka frike Edi Rama nga vota? Ne duam vote te hapur. Une jam anetar i Partise Socialiste prej vitit ’91. Kam lene kockat kur na therrisnin neper mitingje dhe sot nuk gjejme dot te drejten per vote. Ne kerkojme jo emerime, por votime”, u shpreh nje tjeter pjesemarres ne proteste. Pjesemarresit ne proteste, kane deklaruar se nuk jane kunder Partise Socialiste, por menyres sesi drejtuesit e saj po zbatojne statusin dhe vendosin drejtuesit lokale pa zgjedhje. Nje muaj me pare, kreu i PS-se largoi nga detyra kreun e PS-se se Kukesit, Ylber Duraku dhe emeroi ne vend te tij pa zgjedhje nje tjeter drejtues, Skender Ahmeti. Ky vendim i Rames pa zhvilluar zgjedhje, u kundershtua nga rreth 250 anetare te PS-se se Kukesit dhe nga deputeti aktual i ketij Qarku, Asllan Dogjani. Pas ankesave, Rama prezanton pa i konsultuar me strukturat dhe kandidatin per zgjedhjet e 23 qershorit, Vexhi Mucmaten.
Sherri per kryetarin e Kukesit, “perjashtoi” Dogjanin
Debatet ne Qarkun e Kukesit, kane nisur rreth dy muaj me pare, kur ne menyre te nje anshme dhe pa u konsultuar me struktura, kryetari i PS-se, Edi Rama emeroi kreun e ri te deges se kesaj partie. Ylber Duraku u larguar nga drejtimi i partise dhe u zevendesua me Skender Ahmeti. Ky emerim pa respektuar statusin e Partise qe kerkon zgjedhjen e kryetarit me votim te fshehte, u kundershtua nga deputeti i PS-se, Asllan Dogjani. Ne nje peticion drejtuar Rames, Dogjani shprehej se nuk mund te anashkalohet kontributi i zgjedhesve dhe anetareve te Kukesit. Ky debat brenda strukturave te PS-se, shpertheu dhe ne publik. Kreu i PS-se shpalli para kohen kandidatin per deputet ne Kukes, duke “perjashtuar” ne kete menyre Dogjanin. Ne prezantimin e kandidatit Vexhi Mucmata, Rama do te shprehej, se deputetet ne Kukes, nuk kane qene ne lartesine e duhur. Ndersa do te shtonte me tej, se merren me shume me fjale sesa me pune. Kritika keto, qe edhe pse pa emer, drejtoheshin ne adrese se deputetit aktual, Asllan Dogjani.
Parullat kunder Rames
“Votim po, emerim jo!”
“Pse ke frike nga vota?”
“Demokracia, eshte votim i lire!”
“Rama, je per rilindje apo per shkaterrim?”
“Kemi te drejte te votojme”.
“Te respektohet statuti”.