E Diel, 1 Nëntor 2026

Perballja, TAP Ne kemi me shume avantazhe se rivali yne Nabucco Eglantina Nasi

Trans-Adriatik apo Nabucco?! Te dy projektet e planifikuara per te konkurruar mbi rrugen e transportit te gazit nga Azerbajxhani drejt Evropes, paraqesin perparesite e tyre ne kete gare. Te cituara nga prestigjiozja “EurActiv”, permes perfaqesuesve te secilit projekt, ato tashme duken me rivale se kurre ndaj njera-tjetres. Nga ana e tij, projekti Nabucco, lavderon pozitat e tij te forta, duke e cilesuar veten me qasjen me te mire ne tregun e gazit te Evropes. Konkretisht, Christian Dolezal, zedhenes i ketij projekti, eshte cituar te pohoje se Nabucco zoteron njohurite e nevojshme per rruget e gazit drejt Evropes. Ne vecanti, ai theksoi se rruga konkrete qe pershkon Bullgarine, Rumanine dhe Hungarine para se te arrije ne qendren e gazit Baumgarten afer Vjenes, ofron qasjen me te mire ne treg, por ne te njejten kohe, edhe lidhjen e nivelit me te larte me vendet e Ballkanit. Duke permendur gjithashtu edhe lidhjet per furnizim te drejtperdrejte me gaz nga territori i Bullgarise ne Maqedoni dhe nga territori hungarez ne Serbi e Bosnje- Hercegovine. Kurse nga Baumgarten sipas tij, gazi mund te dergohet permes lidhjeve ekzistuese ne Republiken Ceke, Gjermani, Slloveni dhe Itali. Duke permendur ne te njejten kohe, edhe kapacitetet e magazinimit te gazit me nje sasi prej 16 miliarde metra kub pergjate kesaj rruge. “10 miliard metra kub gaz ne vit mund te thithen nga rajoni, dhe mund te nxitet me tej zhvillimi i tregut te gazit”, citon me tej perfaqesuesi i projektit Nabucco. Por perballe ketyre, argumentet e projektit rival Trans-Adriatic, duket se jane edhe me bindese. Keshtu, duke fokur per “EurActiv” drejtori i tij menaxhues, Kjetil Tungland, ka deklaruar se TAP gjendet ne krye te lojes qe po behet per te fituar te drejten e transportit te gazit drejt Evropes dhe ”duke punuar ngushte se bashku me konsorciumin e Shah Deniz”. Duke sjelle nder mend ne te njejten kohe edhe faktin se ne shkurt te vitit 2012, ishte pikerisht TAP-i, tubacioni i pare qe do te perzgjidhej nga konsorciumi ne fjale Ssi rruga e tij e preferuar drejt Italise, duke hyre ne negociata ekskluzive me te. Me tej, Tungland shtoi se TAP ka qene gjithashtu i pari, edhe ne lidhje me nenshkrimin e nje marreveshje financimi me partneret e konsorciumit Shah Deniz, BP, Socar dhe Total. Duke perfunduar me faktin se avantazhet e TAP-it paraqiten gjithashtu edhe ne aspektin e qasjes ne tregun gazit. “Rruga e tij nepermjet Greqise, Shqiperise dhe Italise eshte opsioni me strategjik per Evropen, pasi eshte e shkurter, e menyra me ekonomike dhe me e drejtperdrejte qe gazi i Kaspikut te arrije ne tregjet me te medha evropiane". “Duke lidhur infrastrukturat kyce ne rajon, te tilla si gazsjellesin Adriatik Jonian dhe Unazen e Ballkanit Perendimor, TAP mund te sjelle furnizime te reja te gazit per Evropen Jug-Lindore, - Bullgari, Shqiperi, Bosnje-Hercegovine, Mali i Zi, Kroaci, si dhe vendet e Evropes Qendrore, Zvicer dhe Austri. Pervec kesaj, zbarkim i TAP-it ne Itali ofron mundesi te shumta per transportimin e gazit natyror me tej ne Perendim, ne France, Gjermani e madje edhe ne Mbreterine e Bashkuar," mesohet te kete thene gjithashtu Tungland. Ndersa lidhur me ceshtjen e objektet e magazinimit te gazit, Tungland tha se aksioneret e TAP-it e kane parashtruar mundesine per te ndertuar magazina te gazit ne Shqiperi, duke rritur me tej sigurine energjetike te rajonit dhe duke ndihmuar keshtu, ne menjanimin e nderprerjeve te papritura te furnizimit".

TAP ka zgjidhur edhe “qasjen ndaj paleve te treta”

Nje dallim tjeter mes projektit TAP dhe atij Nabucco, duket te jete edhe ai mbi qasjen ndaj paleve te treta. Keshtu, TAP nga ana e tij i ka kerkuar Komisionit Evropian qe te perjashtohet nga rregulli i caktuar, sipas te cilit, gazsjellesi nuk do te perdoret nga furnizues te tjere, ne driten e rregullave evropiane te vendosura per liberalizimin e energjise. Keshtu, ndersa shumica e tubacionit TAP kalon neper Greqi, ku Rusia eshte ofruar per te blere kompanine vendase te gazit. Por nga ana e tij, Michael Hoffmann, i projektit TAP, ka deklaruar se fundmi per “EurActiv” se konsorciumi do te ndertoje nje tubacion te ri ne Greqi ne menyre, qe privatizimi i Depa-s, te mos ndikoje ne projekt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›