Meta: Investimet drejt një tregu rajonal për energjinë

Kreu i METE-s ishte sot i pranishëm në konferencën ndërkombëtare "Integrimi evropian, njohuritë, risitë dhe zhvillimi i qeverisjes demokratike", nga ku ka nënvizuar se qeveria shqiptare është e angazhuar të arrijë synimet e zhvillimit të mijëvjeçarit, duke investuar në arsim, energjinë e gjelbër dhe inovacion.
Ai ceku edhe vendimin për liberalizimin e vizave, duke theksuar këtu se me këtë vendim, nuk është vetëm liria e lëvizjes ajo që ka rëndësi, por edhe ndjenja e dinjitetit që shqiptarët mund të udhëtojnë të lirë si qytetarët e tjerë evropianë.
“Ne jemi të ndërgjegjshëm se integrimi evropian lidhet me krijimin e një shoqërie të dijes", tha Meta, për të shtuar se "kjo ka të bëjë edhe me nxitjen e inovacionit dhe konkurrencës inkurajuese në publik dhe në sektorin privat, me sundimin e ligjit dhe qeverisjes demokratike".
Ambicia jonë për bashkëpunim rajonal-vijoi zëvendëskryeministri- duhet të synojë tërheqjen e investimeve të huaja për projekte të mëdha infrastrukturore dhe energjetike me ndikim rajonal, dhe së shpejti krijimin e një tregu të përbashkët rajonal për energjinë".
“Mirëpres idenë se fondet e bashkimit evropian dhe ndihma duhet të orientohet drejt "planeve të zhvillimit të integruar", me rolin aktiv të aktorëve lokalë dhe unë inkurajoj më shumë projektet e bashkimit evropian që ndikojnë direkt në kushtet e jetesës së njerëzve", deklaroi Meta./S.Lleshi/Start/
2011-01-13 13:47
[