Molnári: Nëse ngërçi vazhdon, raporti si në 2010

Sipas tij mesazhi nga raporti i progresit i nëntorit të vitit të kaluar është mëse i qartë: nëse Shqipëria do t'i zgjidhë 12 detyrat atëhere do t'i jepet statusi i vendit kandidat në BE. Të paktën gjysma e tyre lidhen me normalitetin politik, që forcat politike të punojnë brenda kuadrit të parlamentit, thotë për DW-në ambasadori Molnári.
“Unë shpresoj që ky ngërç politik të zgjidhet sa më shpejt, para zhvillimit të zgjedhjeve lokale. Në të kundërt do të kishim të njëjtën pamje dhe këtë tetor, kur reporterët e Komisionit Europian do të formulonin të njëjtin progres raport për zhvillimet ne vend si ai vitit 2010. Kjo nuk është në shërbim të qytetarëve shqiptarë. Unë jam thellësisht i bindur se zgjidhja gjendet vetëm nëpërmjet dialogut mes forcave politike.
Ashtu siç dhe kam bindjen se kultura e dialogut dhe e kompromisit nevojitet të bëhet pjesë e jetës politike. Interesat e vendit janë mbi ato të partive. Përderisa interesi i vendit është integrimi në BE, atëhere e kam të vështirë ta kuptoj se përse nuk ndërmerret hapi tjetër logjik për të arritur kompromisin për zgjidhje”, ka thënë ai për D. Welle.
Ai foli edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke theksuar se ky proces do të ecë paralel me dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Sic dhe keni dëgjuar padyshim liberalizmi i vizave ka një aspekt shumë të rëndësishëm që ka lidhje me menaxhimin e kufijve. Në këtë drejtim gjithçka vendoset nga marrëveshjet në kuadër të bisedimeve Prishtinë – Beograd. Ato pres që të fillojnë shpejt, kuptohet pas krijimit të qeverisjes paszgjedhore në Kosovë. Çështjet e liberalizimit të vizave për qytetarët në Kosovë lidhen para së gjithash me negociatat që zhvillon Komisioni Europian me autoritetet atje dhe kur rezultati miratohet nga vendet anëtare”./Start/
2011-01-13 15:13
[