Rama: Meta mohon videon në vend që të largohet

Sipas tij, vendi po drejtohet nga dyshja e korruptuar, të cilët pasi vodhën zgjedhjet po vjedhin edhe Shqipërinë. “Bëhet fjalë për një emision me zë dhe figurë që ka marrë dhenë edhe në tv e mëdha të botës. Sot edhe më shumë se dje doli në pah se sa e kërcënuar është shoqëria nga ky çift”, tha Rama.
Sipas tij, “ky bashkim me dhunë ka lindur pas vjedhjes së zgjedhjeve. Sot doli në pah më se asnjëherë se sa respekt kanë për popullin këta kusarë dhe matrapazë. Duan të grabisin por edhe të tallin popullin e tyre, duke baltosur opozitarizmit”.
Kreu u opozitës u shpreh se Meta duhej të largohej nga detyra, duke shtuar se këta lloj matrapazësh i përkasin kohëve të shkuara por që edhe sot po bëhen në modë. “Aq të zhytur janë në batakun e korrupsionit dhe votave të vjedhura, sa të dy bashkë nuk mund të ndahen. Si është e mundur që në vend të largohen nga detyra, thonë e rithonë se popullin nuk e pa atë që pa dhe nuk e dëgjoi atë që e dëgjoi”, vijoi ai.
2011-01-13 14:23
[