Topalli pret Krasniqin: Të thellojmë marrëdhëniet

Gjatë takimit, zonja Topalli dhe z. Krasniqi konstatuan marrëdhëniet e ngushta, të shkëlqyera midis dy vendeve në të gjitha fushat, ndërsa shprehën angazhimin e përbashkët për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve.
Në mënyrë të veçantë, kryetarja e Kuvendit vlerësoi shkëmbimet e shumta të eksperiencave dhe bashkëpunimin midis Parlamenteve dhe komisioneve parlamentare të të dyja vendeve. “Kam kënaqësinë që gjatë vitit të kaluar kemi pasur shumë shkëmbime eksperiencash dhe bashkëpunimi përmes komisioneve parlamentare. Shpreh kënaqësinë të konstatoj edhe njëherë marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat ne jemi të bindur dhe të vendosur se do ti çojmë edhe më tej në të gjitha drejtimet” u shpreh Kryetarja e Kuvendit.
Topalli vlerësoi qetësinë dhe përgjegjësinë në të cilën u zhvilluan zgjedhjet në Kosovë, si zgjedhjet e para plotësisht të organizuara nga shteti i ri i Kosovës.
Në mënyrë të veçantë, kryeparlamentarja theksoi se çështja e statusit të Kosovës është një çështje tërësisht e mbyllur. Në lidhje me raportin e anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty, Kryetarja e Kuvendit theksoi se ky raport ka keqpërdorur besimin e Këshillit të Evropës, pasi raporti nuk ka fakte dhe prova.
“Ne duam që në lidhje me këtë raport EULEX të bëjë hetimet e nevojshme” u shpreh zonja Jozefina Topalli. Të dy bashkëbiseduesit shprehën dëshirën për hetimin e plotë të fakteve nga EULEX . Gjithashtu zonja Jozefina Topalli dhe zoti Krasniqi shprehën domosdoshmërinë që ti kërkojnë reporterit të PACE, të çojë provat pranë misionit të EULEX./Start/
2011-01-13 15:44
[