E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata politike Topi-Sequi Te shmangen debatet e parakohshme

Ambasadori i BE Presidenti simbol i unitetit te popullit

Presidenti i Republikes Bamir Topi apelon shmangien e debateve te parakohshme politike per pasardhesin e tij ne krye te shtetit dhe te fokusimit ne reformat qe pershpejtojne proceset integruese ne vend. Qendrimi i kreut te shtetit erdhi gjate nje takimi me ambasadorin e kreut te Delegacionit te Bashkimit Europian Ettore Sequi. Ne qender te bisedimeve mes Topit dhe Sequi-t ishin zhvillimet e fundit politike ne vend si edhe ecuria e procesit integrues europian te Shqiperise. Zyra e shtypit e Presidences ben te ditur se ne kete takim kreu i shtetit theksoi domosdoshmerine e vazhdimit te dialogut politik institucional per realizimin e reformave te nevojshme shmangien e debateve te panevojshme e te parakohshme si dhe permbushjen e kritereve qe do te mundesonin berjen pjese edhe zyrtarisht te Shqiperise ne familjen e madhe europiane. Kreu i Delegacionit te BE-se ne Tirane ambasadori Sequi duke vleresuar rolin kushtetues dhe institucional te Presidentit Topi si simbol i unitetit te popullit nenvizoi rendesine e vazhdimesise se reformave te ndermarra dhe dialogut konstruktiv mes forcave dhe aktoreve politike per te ardhmen integruese europiane te vendit tone. Ne vitin 2012 parashikohet zgjedhja e presidentit te vendit. Ne korrik Kuvendi ka detyrimin kushtetues te zgjedhe kreun e ri te shtetit. Edhe pse ka rreth 7 muaj afat mazhoranca dhe opozita po perplasen per menyren e zgjedhjes se kreut te ri te shtetit. Opozita kerkon zgjedhjen e tij me nje shumice te cilesuar te votave cka nenkupton nisjen e negociatave per nje president konsensual. Por mazhoranca eshte shprehur per zbatimin deri ne fund te Kushtetutes duke mos pranuar nisjen e negociatave me socialistet. Demokratet kane bere te ditur se ne rast te deshtimit te tri raundeve te para atehere kreu i shtetit do te zgjidhet me 71 vota pra vetem me votat e mazhorances. Futja ne vitin presidencial duket se ka sjelle edhe krisjen e pare mes dy kampeve per sa i perket bashkepunimit ndermjet PD-se dhe PS-se. Kjo u verejt ne mosmiratimin me konsensus te kalendarit te punimeve ku parashikohej votimi i ligjeve me nje shumice te cilesuar te votave si Kodet. Ndersa ne kete nisje te punimeve parlamentare duket se ka nje ngecje dhe te reformave te ndermarra si pjese e angazhimeve te perbashketa PD-PS. Keshtu nuk ka asnje ecuri pozitive ne lidhje me reformen zgjedhore dhe me reformen parlamentare. Keto dy reforma jane parashikuar te kryhen sipas paktit te nentorit mes PD-se dhe PS-se ne muajin mars.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›