Meta-Iueala Banka Boterore partnere dinjitoze
Tirane 10 janar NOA - Ministri i Ekonomise Ilir Meta priti sot Drejtoreshen e Larte te Bankes Boterore Ngozi Okonjo-Iueala e cila ka ardhur ne Shqiperi per nje vizite 2-ditore.
Meta pasi beri nje panorame te pergjithshme te zhvillimeve ekonomike ne vend theksoi kontributin e rendesishem qe Banka Boterore ka dhene ne zhvillimin e sektoreve kyc te ekonomise shqiptare si ne energjetike infrastrukture bujqesi etj.
Gjithashtu ai vleresoi se me ndihmen e Bankes Boterore Shqiperia ka kryer reforma strukturore dhe ka permiresuar ndjeshem klimen e biznesit.
Meta shprehu se qeveria shqiptare dhe dikasteri qe ai drejton kane vullnetin dhe angazhimin e plote per te cuar me tej bashkepunimin me Banken Boterore ne funksion te financimit te projekteve energjetike sic eshte edhe ai per sigurine e digave.
Nga ana e saj Okonjo-Iueala vleresoi performancen e ekonomise shqiptare gjate viteve te fundit.
Ajo gjithashtu u shpreh optimiste se partneriteti me Shqiperine do te intensifikohet me tej duke u angazhuar se mbeshtetja financiare e projekteve energjetike mbeten prioritare per axhenden e Bankes Boterore ne Shqiperi.
n.e/NOA