Dioksina ne produktet gjermane nuk ka rrezik per konsumatorin shqiptar

Përhapja e dioksinës në produkte me origjinë shtazore në Gjermani nuk paraqet rrezik për konsumatorët shqiptarë. Drejtues të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit shpjegojnë se produktet që përmbajnë lëndën helmuese nuk janë përhapur në Europë, pasi autoritetet gjermane arritën të bllokojnë në kohë shpërndarjen.
“Autoritetet gjermane kanë konfirmuar që asnjë sasi ushqimesh blektorie nuk është eksportuar jashtë Gjermanisë, jo vetëm në vendet e BE-së, por dhe në vendet e treta” thotë Artan Belegu, Përgjegjës i Sektorit të Inspektimit të Shëndetit në Agjencinë Kombëtare të Ushqimit.
Agjencia Kombëtare e Ushqimit në çdo pikë të kalimit të kufirit ka inspektorët e saj, të cilët monitorojnë ushqimet e importuara. Për shumë prej tyre, sidomos për ato që janë mallra të panjohur në tregjet shqiptare ka kontrolle dhe analiza për cilësinë.
Florian Papadhimitri