INSTAT Rritje te cmimeve gjate dhjetorit
Shumë prej ushqimeve, pijeve dhe llojet e ndryshme të cigareve kanë pësuar rritje të cmimeve gjatë muajit dhjetor. Instituti i Statistikave, pas matjeve të përmuajshme ka bërë me dije se norma vjetore e rritjes së çmimeve ishte 3.7 për qind, kjo për muajin dhjetor.
“Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit rezultoi 3.4%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 3.7%. Indeksi i grupit ‘ushqime dhe pije joalkoolike’ shënoi një rritje prej 4.6%. brenda këtij grupi, rritja më e madhe prej 27% vërehet në grupin e zarzavateve. Gjatë muajit dhjetor çmimet kanë shënuar rritje edhe në disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve ku mund të veçojmë rritjet në nëngrupet: fruta me 3.8%, vajrat dhe yndyrnat 2.7%” tha Hazbie Bunguri, përgjegjëse e sektorit të çmimeve në INSTAT.
Norma e rritjes së çmimeve për muajin dhjetor është ndryshuar më së shumti për shkak të rritjes abuzive që ndodh në tregjet frutave dhe perimeve. Me rastin e festave të fundvitit, shumë tregtarë rrisin çmimet. Ndërkohë, normë e lartë e inflacionit pritet të regjistrohet dhe për muajin aktual. Rritja e akcizës për duhanin do të ketë efekt direkt të konsumatorët.
Florian Papadhimitri