BB Bankat dhe celularet shtrenjte. Berisha Tolerance zero oligarkeve
Bizneset dhe personat në Shqipëri paguajnë tarifa deri në disa herë më të parta për telefoninë dhe pagesat për veprimet në banka. Kryeministri i vendit, dhe një prej drejtueseve më të larta të Bankës Botërore kanë shprehur të njejtin shqetësim për situatën në vend. Pas një takimi që kanë pasur në Tiranë, si Kryeministri Sali Berisha, ashtu dhe Drejtoresha e lartë e Bankës Botërore, Okonjo Iweala kërkuan ndërhyrje për të ulur këto pagesa.
"Nuk bindem unë se shqiptarët me një penetrancë, përdorim të celularëve 17 për qind mbi mesataren europiane duan të imponojnë tarifa të cilat janë 2-3 herë më të larta se rajoni, apo Austria që është një vend me paga minimumi pesë herë më të larta se Shqipëria. Por askush lirinë ekonomike nuk ka të drejtë ta shfrytëzojë për të krijuar oligarkun", tha kryeministri Sali Berisha.
"Gjithashtu e kuptoj më së miri shqetësimin që shprehu kryeministri në lidhje me pagesat e larta në fushat e ndryshme sic është fusha bankare dhe telefon. Po ndoshta në këtë drejtim duhet parë dhe arsyeja pse janë këto tarifa, apo pagesa kaq të larta. Mbase duhet të bëhet ndërhyrje në këto drejtime", tha Okonjo Iweala Drejtoresha e lartë e Bankës Botërore.
Në takimin e së hënës është diskutuar për financimet e mëtejshme të Bankës Botërore në Shqipëri. Pjesë e këtyre projekteve është dhe mbrojtja e zonave të përmbytura në veri të vendit.
"Lidhur me përmbytjen, by- pass i Shkodrës, thellimi i Bunës në një pjesë të sipërme, lehtësimi i drenimeve në një të tretën e poshtme, por projekti i studimit që financohet nga banka për 1 mln dollarësh, do të japë një përgjgje më të plotë më të detajuar, më të hollësishme për të gjithë zonën", tha Berisha.
"Sigurisht që po punojmë për zonat e përmbytura, sic e shihni këto janë disa operacione të rëndësishme që presin të realizohen", vijoi Iweala.
Pjesë e bisedës ka qenë dhe situata makroekonomike. Banka Botërore vlerëson brenda parametrave prej 60 për qind borxhin, por këshillon ulje të mëtejshme. Ritmet e rritjes ekonomike gjatë viteve të fundit gjithashtu janë vlerësuar si një arritje e vendit.
Florian Papadhimitri