E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Jo kompromis për të "dhunuar" gjykatat

Zëvendës kryeministri dhe ministri i Jashtëm , Ilir Meta deklaron se çështja e kutive nuk mund të negociohet. Ai theksoi se mazhoranca pranon të zgjidhë me opozitën çdo çështje që ka të bëjë me mazhorancën në parlament apo me qeverinë, por nuk mund të trajtojë vendimet e gjykatave. "Ne nuk mund të na të kërkohet kompromis me mazhorancën për të dhunuar pavarësinë e gjykatave", u shpreh ai.
Sipas tij, Kushtetuta ka përcaktuar të gjitha rrugët që zgjidhin kërkesën e opozitës për hetim të zgjedhjeve.
Meta shtoi se kreu i PS-së, Rama në vend që të bashkëpunojë me kryeministrin, Presidentin dhe komunitetin ndërkombëtar, kalon në frymëzime kaotike që skanë lidhje me një vend demokratik.
"Nuk e di se në cilin vend të Bashkimit Evropian qenkan rihapur kutitë nga një komision parlamentar hetimor pasi çështjet janë mbyllur nga gjykatat", theksoi Meta.
Me qëndrimet e tij, tha Meta, kreu i opozitës po sfidon ndërkombëtarët dhe kjo është një rrugë e gabuar. Ai përshëndeti deklaratat e fundit të presidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›