E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Jo kushte mbi kushte. Te plotesojme 12 pikat e BE

Kreu i LSI Ilir Meta tha se askush nuk mund të verë kushte për integrimin e vendit. Sipas tij, janë 12 rekomandimet e KOmisionit Evropian dhe asnjë forcë politike nuk mund të vendosë kushte të tjera mbi këto kushte tepër të rëndësishme për t’u përmbushur për vendin.

"Fatkeqsisht ne shqiptarët jemi shquar në të kaluarën për humbjen e rasteve të caktuara por besoj se cdo veprim i menjëhershëme aq me tepër edhe perpara datës së publikimit të progres raportit, do të ishte tepër  pozitiv pasi cdo reagim i menjëhershëm i klasës politike shqiptare me përgjegjësi dhe maturi do të shoqërohej me reflektim nga BE", tha Ilir Meta, kryetar i LSI.

Meta kërkon një debat të gjerë dhe transparent për të pasur një kod zgjedhor me standarte të pakontenstueshme nga palët. Deklaratat ai I bëri në 7 vjetorin e krijimit të LSI-së ne Korce, ku theksoi rëndësinë e miratimit të shpejtë të ligjeve që kërkojnë shumicën në parlament.

"Mendojme se reforma zgjedhore nuk mund te realizohet brenda pak ditësh apo pak javësh pasi do te duhet nje debat i gjerë që ndryshe nga ndryshimet e fundit që iu bënë kodit zgjedhor para pak vitesh,të cilat u bënë në një kohë mjaft të shkurtër kërkon transparencë gjithpërfshirje në mënyrë që të lëmë pas cdo lloj kontensitim të standartit të zgjedhjeve", vijoi Meta.

Sipas Metës, mesazhet janë të qarta dhe ligjet presin vetëm shprehjen e vullnetit për t’u miratuar sa më shpejt. Në 7 vjetorin e themelimit të LSI në korcë është bërë një analizë e gjerë e rezultateve që arriti kjo force politike në  zgjedhjet e 8 majit.

Jorgjeta Gjanci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›