UNESKO aderon me te drejta te plota Palestinen

Autoriteti kombëtar palestinez shënon fitoren e parë diplomatike. Këshilli ekzekutiv i UNESKO-s ka rekomanduar aderimin me të drejta të plota të Palestinës në agjensinë kulturore të Shteteve të Bashkuara. Vendimi ka marrë 40 vota në favor, 14 abstenime dhe 4 vota kundër përfshirë këtu dhe atë të Shteteve të Bashkuara. Më në fund të muajit kërkesa do të depozitohet zyrtarisht në Konferencën e përgjithshme të UNESKO-s.
Për ambasadorin palestinez Elias Sanbar vendimi shënon fillimin e një epoke të re, epoke në të cilën territoret palestineze do të kenë emrin e tyre Palestinë, të drejta të njohura e më në fund do të mund të ushtrojë në mënyrë të plotë, me përgjegjsi e liri aktivitetin e saj si shtet sovran. Njohja e Palestinës nga agjencia kulturore e OKB nuk mori parasyh kundërshtimin e Izraelit apo presionet e Uashingtonit.
“Ka filluar tashmë një proces në Këshillin e sigurimit theksoi ambasadoreja amerikane Victoria Nuland- dhe nuk është aspak koherente të merren vendime nga Agjensitë e Kombeve të Bashkuara para se këshilli i sigurimit të shprehë mendimin e tij. Iniciativa e autoritetit palestinez në UNESKO është pjesë e sfidës për njohjen e shtetit të Palestinës që presdidenti i këtij autoriteti Mahmud Abaz e filloi me kerkesën zyrtare në asamblenë e përgjithshme të Kombëve të Bashkuara.
Delina Bitraku