Meta: Jo më kontestim të zgjedhjeve
Gjatë vizitës së tij në Elbasan kryetari i LSI- së Ilir Meta foli pozitivisht për bashkëpunimin politik të dy forcave kryesore në vend. Gjatë fjalimit të tij ai theksoi se politika shqiptare duhet të përshpejtojë reformat pasi nuk ka kohë për të humbur në të kundërt do të na ikë një tjetër rast ashtu siç ndodhi me të parin.
Kreu i LSI-së theksoi se domosdoshmëria e një sistemi ligjor është në funksion të popullit shqiptar dhe se Shqipëria ka çdo potencial të duhur për një ekonomi të qëndrueshme dhe integrim sa më të shpejtë në zonën Euroatlantike.
Sipas Metës duhet t`i jepet fund kontestimit të zgjedhjeve. Është detyra jonë të krijojmë çdo hapësirë të mundshme për formimin e një shteti ligjor, ku barazia dhe e drejta e votës merr rëndësinë e duhur- ka thënë Meta.