E Diel, 1 Nëntor 2026

FMN, kriza e Evropës frikëson Borges, dorëhiqet drejtori

Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Evropën, Antonio Borges dha dorëheqjen në një moment kritik, kur të gjithë po përpiqen të frenojnë krizën e borxhit që ka përfshirë kontinentin.

Dorëheqjen e tij Borges e justifikoi me arsye personale. Borges kishte prej një viti postin e drejtorit për Evropën në FMN. FMN është pjesë e trojkës së organizatave ndërkombëtare që mbikëqyrin ndihmat për Greqinë, Portugalinë dhe Republikën e Irlandës, ndërsa dy pjesëtarët e tjerë janë Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›