E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keit është shtatëzënë?

Keit Midelton

Ende nuk është konfirmuar, por ama shumë zëra qarkullojnë për një shtatëzani të mundshme të Kate Midëlton, gruas së Princit Uilliam.  Dukesha aq e dashur për të gjithë, mesa duket është në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare, pasi çifti ka pranuar kohë më parë se do të dëshironin një fëmijë.

Sipas revistës In Touch, Kate mund të jetë shtatëzanë  në muajin e saj të gjashtë. Sipas revistës, emrat më të mundshëm të vendosjes së emrave për meshkuj janë: Eduard, Filip dhe Majkëll, ndërsa Alis dhe  Roz, po të jetë një femër.

Por i gjithë ky spekulim bie poshtë, pasi  një zëdhënës i  Pallatit Mbretëror thekson se të gjitha janë burime jo të vërteta.  Mesa duket, Kate qëndron gjithmonë në krye të kritikave, pasi kohë më parë, stilistja e saj Vivienne Westwood u shpreh e mërzitur rreth stilit jo të hijshëm të Dukeshës së Kembrixhit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›