E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjaft, mbështët minatorët në kërkesat e tyre

Lëvizja Mjaft, reagoi sot në mbështetje të minatorëve dhe të kërkesave për statusin dhe pensionin, pas protestës së fundit të tyre e cila u shpërnda me forcë nga policia.


Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Sindikatën e Minatorëve, Levizja Mjaft rikonfirmoi sot mbështetjen e plotë ndaj ketyre kërkesave dhe kërkoi zgjidhjen sa më të shpejtë të tyre.
 
“Në vitin 2008 ne nuk kemi akoma një ligj modern që u jep hakun minatorëve dhe punëtorëve të tjerë të vështirësisë së lartë, të cilët kanë punuar e punojnë akoma me gjakun e tyre nëpër galeri e uzina helmesh”, tha Elisa Spiropali, përfaqësuese e Mjaft.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›