Akuzat e "pastrimit te parave", Fazllic merr avokate
Tirane - Damir Fazllic ka vendosur t'i shkoje deri ne fund akuzave te ngritura nga Prokuroria e Tiranes. Vetem dy dite pas nisjes se hetimeve kryesisht nga njesia e Task Forces per vepren penale te "pastrimit te parave", nje avokate do te mbrojte interesat e tij. Sipas burimeve nga prokuroria behet fjale per avokaten e cila mbron interesat e kompanise se tij, Flutura Kola. Kjo e fundit do te mbroje te gjitha interesat e tij gjate fazes se hetimore. Hetimet ndaj Damir Fazllic do te nisnin menjehere pasi ai do te lere vendin tone, pas nje interviste te dhene per "Opinion". Prokuroria e Tiranes nepermjet nje ftese, te drejtuar komisariatit te Rinasit, i kerkonte ketij te fundit, qe ai te jepte deklarimet, perpara hetuesve. Por ftesa eshte regjistruar ne kete komisariat ne momentin qe Fazllic sapo kishte nisur fluturimin me avionin e tij carter. Sipas burimeve cuditerisht sistemi TIMS ne aeroport nuk ishte ne funksionin dhe per kete ata nuk ia kishin derguar ftesen me pare. Ndersa burimet kane shtuar se 33 vjecari eshte larguar nga vendi yne rreth nje ore e gjysme me pare, sesa ishte parashikuar. Gjate dy diteve hetime, organi i akuzes ka sekuestruar nje morri dokumentesh per te. Per te vertetuar akuzen e "pastrimit te parave" me emrin e se ciles eshte regjistruar dhe procedimi penal ndaj Fazllic, dy prokuroret e ceshtjes kane nisur te mbledhin te gjithe dokumentacionin nga zyrat e regjistrimit te pasurive, bizneseve dhe hipotekave. Sipas burimeve te gjitha keto dokumente do te verifikohen per te pare edhe aktivitetin e tij ne vendin tone. Dje prokurori i ceshtjes i ka derguar nga nje shkrese, te gjitha bankave ku edhe iu kerkon te dhena, nese Fazllic ka apo jo ka llogari te hapur ne Shqiperi.