Hidhet shorti për “Gërdecin”,problem mungesa e sallave
14/06/2009 Gjykata e Shkallës së Parë e papërgatitur pas hedhjes së shortit, dosja e akuzat
Dje në gjykatë është hedhur shorti i dosjes voluminoze që mban emrin “Gërdeci”, teksa duket se janë shfaqur problemet e para për sigurimin e ambienteve më të përshtatshme e të më zgjeruara për këtë proces. Pas ndarjes nga Gjykata e Lartë, dosja u përcoll në shkallën e parë të gjyqësorit pranë kolegjeve penale të kësaj shkalle. Vetëm dje shorti elektronik përcaktoi edhe gjyqtarin e çështjes. Do të jetë pikërisht gjyqtari Kreshnik Omari ai që do të drejtoi seancën gjyqësore kundër 29 të pandehurve që bëjnë pjesë në këtë dosje voluminoze. Nga kjo dosje është veçuar vetëm emri i të pandehurit Fatmir mediu, ish- ministër i mbrojtjes, i cili mori përgjegjësitë dhe u largua nga detyra për t’iu nënshtruar hetimit e më pas shqyrtimit gjyqsor. Ndërkohë, të arrestuar dhe në gjendje arresti janë Dritan Minxholli, Ylli Pinari, Mihal Delijorgji dhe Sokol Ngjeçi. Të gjithë të pandehurit përfshi edhe zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes akuzohen për shpërdorim detyre dhe për vrasje masive.
Mungesa e sallës
E ndërsa shorti përcaktoi treshen gjyqësore që drejtohet nga gjyqtari Kreshnik Omari dhe anëtarët, Martin Deda e Sokol Tona, një tjetër problem ka lindur. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë nuk ka infrastrukturën e duhur për të përballuar këtë proces me një dosje voluminoze dhe me një numër të madh të pandehurish. Nga gjykata janë duke u studiuar mundësitë për të parë se ku do të përqendrohet elektronika pasi nuk ka një sallë të madhe. Kujtojmë se janë 29 të pandehur dhe plot 29 avokatë. Për të thënë se në sallë do të jenë të pranishëm edhe familjarët e më pas media, e cila ka të drejtë të ndjek çdo proces të hapur. Sipas burimeve nga gjykata, trupa gjyqësore është e përgatitur për të hapur procesin, por kushti kryesor është gjetja e një salle të madhe për të instaluar kompjuterët dhe mikrofonat.