E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Keqardhje për politikanët që keqpërdorin fatkeqësitë

Shkodër, 13 janar, NOA Zv/kryeministri Ilir
Meta ka deklaruar sot se ndien keqardhje për politikanët të cilët i keqpërdorin
fatkeqësitë. Duike i cilësuar përmbytjet e ndodhura në Shkodër si fenomene të
cilat ndodhin një herë në 100 vjet, ai tha se të tilla ndodhi nuk duhet në asnjë
mënyrë që të përdoren për kapital politik. Akuzat e Ramës përbëjnë një
obsesion personal, ndërsa ne po i plotësojmë të gjitha standardet drejt
Bashkimit Evropian, ka thënë më tej Meta.

Më tej ai ka pohuar faktin se duhen
përshëndetur të gjithë ata që kanë kontribuar me ndihma në këtë moment të rëndë
për zonat veriore të Shqipërisë. Falënderoj të gjithë ata që u solidarizuan me
fatkeqësinë, tha në fund të fjalës së tij, zv/kryeministri Ilir Meta.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›