E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet, qeveria zhvillon sot mbledhje në qytetin e Shkodrës

Tiranë, 13 janar, NOA Sot në mjediset e
Bashkisë së Shkodrës do të zhvillohet një mbledhje e posaçme qeverie, kjo edhe
në kuadrin e situatës së rëndë të krijuar nga përmbytjet në zonat që përfshin
rrethi verior. Lajmi është konfirmuar nga burimet zyrtare të Këshillit të
Ministrave, të cilat me anë të një njoftimi kanë sqaruar sesi ministrat sot do
të mblidhen që të gjithë në qytetin e Shkodrës për të zhvilluar mbledhjen e
tyre të radhës.

Një eveniment ky aspak i zakontë për një
kabinet qeveritar, i cili është mbledhur përherë në mjediset e Këshillit të
Ministrave.

Por nisur nga gjendja emergjente e krijuar në
veri të vendit prej përmbytjeve, duket se kryeministri Berisha e ka parë me
vend që ministrat të jenë më afër kësaj zone dhe qeveria të jetë atje e
pranishme për të parë nga afër situatën dhe për të diskutuar e marrë vendime
rreth saj.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›