E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryqi i Kuq i Kosovës apelon për ndihma në Shqipëri

Prishtinë, 12 janar NOA Për shkak të
përmbytjeve në Shqipëri, Kryqi i Kuq i Kosovës nga data 12 deri më 19 janar
shpall aksionin e solidaritetit për ndihmë popullatës së dëmtuar. Aksioni do të
zhvillohet në të gjitha komunat e Kosovës.

Popullata mund të ofrojë ndihma në të gjitha
zyrat e degëve të Kryqit të Kuq të Kosovës. Sipas një njoftimi, ndihmat mund të
jenë në ushqime të paketuara (si vaj, miell, sheqer, pasta, konserva etj.),
mjete higjienike, veshmbathje dhe batanije.

Kryqi i Kuq i Kosovës apelon te të gjithë
qytetarët dhe bizneset që të ndihmojnë popullatën e dëmtuar nga përmbytjet në
Shqipëri.

INA/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›