Meta: “Koalicioni i integrimit në shërbim të qytetarit”

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim prezantoi ditën e martë, kandidatin e saj për komunën Gjepale për qytetin e Durrësit, Ardian Kokomani. Gjatë fjalës së tij, Meta u ndal në prioritetet gjatë kësaj fushate zgjedhore ndërsa në dukje vuri arritjet, sikundër liberalizimin e vizave.
“Koalicioni i integrimit është në shërbim të qytetarit. Ne dime të mbajmë premtimet. Ne sollën liberalizimin e vizave. Ndryshimin e vërtetë e përjeton çdo qytetar” tha më tej kreu i LSI-së, përballë simpatizantëve.
Nder te tjera, Meta ka deklaruar se zgjedhjet e 8 majit janë për qytetarin, ndaj duhet të votohet për LSI-në, pasi premtimet i ka bërë realitet.