Meta takon shefen e misionit të ODIHR-it: Vëzhguesit garantuan zgjedhje më të mira
TIRANË- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta priti sot Shefen e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, Conny McCormack.
Meta e falenderoi zonjën McCormack për përkushtimin e saj personal dhe për punën e Misionit Vëzhgues të OSBE/ODIHR, duke e cilësuar praninë e vëzhguesve ndërkombëtarë si shumë të rëndësishme në realizimin e standardeve më të mira të zgjedhjeve të 23 qershorit dhe të një procesi zgjedhor më të pranueshëm.
McCormack e përgëzoi kreun e LSI-së për rezultatet e arritura nga Lëvizja Socialiste për Integrim, duke i uruar suksese në angazhimet e reja për bashkëqeverisjen e vendit.
Meta u shpreh se mesazhi i shqiptarëve ishte i qartë dhe se koalicioni i ri qeverisës do të tregojë përgjegjshmëri më të madhe në realizimin e reformave madhore që kërkon procesi i integrimit evropian të Shqipërisë.
Në këtë kuadër, Meta rikonfirmoi angazhimin e tij dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim për garantimin e një klime politike më bashkëpunuese, gjithëpërfshirëse dhe pozitive në vend, ashtu siç duan të gjithë qytetarët shqiptarë.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Meta takon Holtkemper: Tani është koha për reforma të mëdha ekonomike